osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Donald Lu këndon e hedh vallen e “Baftjarit” me Dashamir Tahirin, njeriun që e futi “listën e zezë” të krimit. Humbi refleksi i “gjuetisë” së “peshqve të mëdhenj”?

Donald Lu këndon e hedh vallen e “Baftjarit” me Dashamir Tahirin, njeriun që e futi “listën e zezë” të krimit. Humbi refleksi i “gjuetisë” së “peshqve të mëdhenj”?

Të gjithë kanë momentet e dobësisë, dhe vjen ai çasti kur pas një pune shumë të madhe dhe pas një preludi të kënaqshëm e lëshon veten në krahët e kënaqësisë.

Madje nuk sheh fare rrotull se me kë je, me kë feston apo me kë këndon tepër i entuziasmuar pas një ditë te lodhshme dhe suksesi të fundmë.

Ky momenti me sa duket i ka ardhur dhe ambasadorit amerikan Donald Lu, “gjuetarit” të madh të “peshqve të mëdhenj” të korrupsionit shqiptar.

Pasi Donald Lu e ka lëshuar veten në “krahët” e festës e nën ritmet e këngës “Baftjar” pikërisht me objektet e gjuetisë, “peshqit e mëdhenj” Ilir Meta, Fatmir Mediu dhe Lulzim Basha, bashkë me ata që i sponsorizojmë.

Kemi folur për këtë gjë dhe nuk është e arësyeshme t’i rikthehemi dy herë ne si “Pamflet”, pasi kemi dhënë informacionin e duhur për këtë moment.

Por kur sheh se në krah të Donald Lu, njeriut që ende vijojmë ta shohim si një shpresë për shqiptarët deri në fund të mandatit, ndonëse një shpresë në venitje për shkak të kontradiksionit që ekziston në deklaratat e tij, është dhe ish deputeti i PDIU i atashuar te Berisha, Dashamir Tahiri vërtetë na kap një trishtim i madh.

Aq sa themi se është pikërisht ai momenti i “lëshimit” që i ndodh dhe një ambasadori si ai i SHBA Donald Lu, pikërisht ai çast kur harron se çfarë ke deklaruar në shqip dhe anglisht vetëm 20 ditë më parë, duke rrezikuar të shumëzosh me zero tërë betejën e bërë.

Më konkretisht, Donald Lu është i vetmi diplomat i huaj në vendin tonë që ka guxuar të flasë me emra konkretë për persona që kanë patur probleme me ligjin. Dhe këtë nuk ia mohon askush.

Deklaratat e tij të famshme kanë bërë bujë në media kur ka përmendur emra si Arben Ndoka, Elvis Roshi, Mark Froku, Aqif Rakipi, Shukri Xhelilin, Koço Kokëdhimën dhe Dashamir Tahirin.

“Shoqëria civile mund të luajë një rol të rëndësishëm si rojtare kundër korrupsionit. Kur e thashë këtë, e dija se kishte njerëz skeptikë të cilët thanë se shoqëria civile është e dobët dhe punon vetëm për interesat e veta.

Ata thanë se shoqëria civile ishte blerë nga socialistët, demokratët apo LSI-ja. Unë mendoj ndryshe. Mund të shoh se shoqëria civile ka arritur fitore të jashtëzakonshme në tre vitet e fundit.

Për dekriminalizimin, gazetarë të guximshëm ishin të gatshëm të shkruanin për Arben Ndokën, Elvis Rroshin, Mark Frokun, Aqif Rakipin, Shukri Xhelilin, Koço Kokëdhimën dhe Dashamir Tahirin.

Falë këtyre gazetarëve, këta politikanë nuk janë më në Kuvend apo bashkitë”, ka deklaruar ambasadori amerikan Donald Lu publikisht më 4 maj 2018. Për të tretën herë.

Por me këtë të fundit, pra me ish deputetin Dashamir Tahiri është parë të hedhë valle dhe të këndojë këngën e “Baftjarit” në festën e famshme të dy ditëve më parë të organizuar nga Meta.

Pranë Donald Lu vallëzon Ilir Meta, Fatmir Mediu, por edhe ish deputeti i Vlorës, Dashamir Tahiri, i cili është akuzuar nga Donald Lu si i lidhur me krimin dhe ka quajtur sukses largimin e tij nga Kuvendi i Shqipërisë.

Ndërkohë që atë që nuk e bëri asnjë parti politike e ka bërë “Baftjari” ku ka mbledhur “peshqit e mëdhenj” me në krye Ilir Metën e deri tek Dashamir Tahiri dhe kanë kërcyer e kënduar “Baftjarin” jo nën hundën e Donald Lu, por bashkë me Donald Lu.

Duke qënë shokë valleje e kënge, duke e shoqëruar me duatrokitje dhe duke harruar për një moment adhnimin dhe armiqësinë që kanë pasur, deri me “kërcitje prangash” burgu.

E ka humbur “erën e peshkut” Donald Lu, apo ia vlen të shohim filmat me kartona të famshëm “Tomi dhe Jery” dhe paqen e nënshkruar mes “maçokut dhe miut” më të famshëm të filmave me kartona?

Më konkretisht ndiqni videon më poshtë në sekondën e 38:/Pamfleti