osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Donald dhe Melani Trump jetojnë në një çati por janë të ndarë

Donald dhe Melani Trump jetojnë në një çati por janë të ndarë

Jetojnë nën një çati, por nuk flenë, nuk hanë dhe as kohën e lirë nuk e kalojnë bashkë. Kështu e përshkruan “Washington Post” jetën e çiftit presidencial në SHBA.

Sipas gazetës, e cila citon disa burime, presidenti amerikan dhe “Zonja e Parë” flenë në dhoma të ndryshme në Shtëpinë e Bardhë. Ai zgjohet në 5:30, sheh televizor dhe bën statuse në “Twitter”. Ajo zgjohet më vonë dhe i përkushtohet të birit, Barron. “Kalojnë shumë pak kohë bashkë”, thotë një mik i presidentit.

Edhe kur janë me pushime, ai merret me golf dhe takon politikanë të tjerë, ndërsa ajo u rri larg kamerave. Por edhe në Uashington, rastet kur takohen janë të rralla. Shumicën e rasteve, ata hanë të ndarë.

Por zëdhënësja e “Zonjës së Parë”, Stephanie Grisham, tregon një realitet tjetër. “Melania përqendrohet te roli i mamasë, bashkëshortes dhe Zonjës së Parë. Të tjerat janë thjesht thashetheme. Familja e kalon shumicën e darkave bashkë”, thotë ajo.

Por sipas pjesëtarëve të stafit të “Shtëpisë së Bardhë”, që duan të mbeten anonimë, Melania ka ngritur një “mur” rreth vetes në “Shtëpinë e Bardhë”. Për më tepër, marrëdhënia e saj me vajzën e madhe të Trumpit thuhet se nuk është aspak e mirë.

Kjo, për shkak të rolit që iu dha Ivankës në fillim të administratës Trump, rol që më pas filloi të zbehej. Por edhe në lidhje me këtë, zëdhënësja e Melania-s thotë se nuk ka asgjë të vërtetë.