SPAK ka nisur hetim pasuror për këngëtaren e njohur Elvana Gjata e cila doli në përgjimet e fundit në aplikacionin “SkyECC” që çoi në goditjen e grupit të strukturuar kriminal, mes tyre ish i fejuari i saj Ervin Mata dhe zyrtarë e ish zyrtarë policie.
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka nisur hetim ndaj Elvana Gjatës, pasi është përmendur disa herë në përgjime si “transferuese” e parave nga Ervin Mata për Erzen Breçanin.
Nën hetim janë edhe pasuritë e familjarëve të Ervin Matës dhe 10 personave të akuzuar si pjesë e grupit kriminal.