Ish-ministri hajdut i 1.7 milon eurove të byzylykëve Ylli Manjani thotë se arrestimi i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës është i paligjshëm. Sipas tij, provat e autoriteteve për Fredi Belerin janë fiasko dhe nuk qëndrojnë.
“Unë nuk jam avokati i Fredi Belerit, por kjo nuk më ndalon të përsëris që arresti ndaj Tij ishte dhe është i PALIGJSHËM. Siç po del çdo ditë edhe në publik, të gjitha dëshmitë apo videot që Policia dhe Prokuroria pretendon se i ka prova të forta, janë fiasko”, shkruan Manjani.
Më tej, ai thotë se pavarësisht kundërshtive ndaj Fredi Belerit, nuk mund të pranosh një arrestim të sajuar, i cili sipas tij, është edhe dhunim kushtetues i lirive dhe të drejtave të individit.
“Ai arrest në vetvete është dhunim kushtetues i lirive dhe të drejtave të individit. Model i shëmtuar hakmarrje politike. Ndërhyrje e pastër e pushtetit në zgjedhjet e lira. Dhunë politike dhe ligjore joproporcionale. As më plas fare nëse këto konkluzione i ka edhe shteti Grek për këtë rast. E vërteta është e vërtetë”, vijon Ylli Manjani.
Reagimi i plotë i ish-ministrit hajdut të Drejtësisë si zëdhënës i llumit Berisha-Meta:
Unë nuk jam avokati i Fredi Belerit, por kjo nuk më ndalon të përsëris që arresti ndaj Tij ishte dhe është i PALIGJSHËM. Siç po del çdo ditë edhe në publik, të gjitha dëshmitë apo videot që Policia dhe Prokuroria prerendon se i ka prova të forta, janë fiasko.
Në fakt që ditën e parë, kur lexova aktin e arrestit në flagrancë krijova bindjen se arresti është i paligjshëm. Asnjë shenjë flagrance nuk duket e rekorduar në atë akt. Kush të dojë le të bëjë politikë sa të dojë, por faktet janë kokëforte.
I kuptoj edhe ata që shkumëzojnë kundër personit në fjalë. Por ajo që nuk kuptoj dhe as e pranoj është të mohosh që arrestimi është i sajuar dhe haptazi i paligjshëm.
Ai arrest në vetvete është dhunim kushtetues i lirive dhe të drejtave të individit. Model i shëmtuar hakmarrje politike. Ndërhyrje e pastër e pushtetit në zgjedhjet e lira. Dhunë politike dhe ligjore joproporcionale. As më plas fare nëse këto konkluzione i ka edhe shteti Grek për këtë rast. E vërteta është e vërtetë.