Partia Socialiste ka dorëzuar ditën e sotme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kërkesën për regjistrim në zgjedhjet lokale.
Kërkesa mban firmën e sekretares për koordinimin elektoral, Blerina Gjylameti. Afati për regjistrimit për në zgjedhjet e 30-qershorit është deri në 21 prill.
Gjithashtu në Komisionin Qendror janë regjistruar edhe disa parti të tjera të cilat nuk janë në parlament, dhe që më herët janë rreshtuar në koalicion me Edi Ramën.
Ndërkohë Partia Demokratike si dhe Lëvizja Socialiste për Integrim deri më tani nuk janë regjistruar, madje eksponentë të këtyre forcave politike janë shprehur se nuk do të ketë zgjedhje me Edi Ramën më 30 qershor.