osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

DOKUMENTI/ Bled Çuçi nis pushimet, ministri nga Kosova vjen të “shuaj” flakët në Kalimash

DOKUMENTI/ Bled Çuçi nis pushimet, ministri nga Kosova vjen të “shuaj” flakët në Kalimash

Situata e zjarreve ka vënë në vështirësi gjithë Ballkanin, ndërsa kryeministri grek Mitsotakis shkoi deri aty sa kërkoi falje për dështimin në menaxhimin e situatës.

“Ne bëmë sa mundëm, por në shumë raste nuk ishte mjaftueshëm”, tha Kyriakos Mitsotakis.

Por edhe pse situata paraqitet e rëndë edhe në Shqipëri, me disa vatra aktive nga veriu në jug, qëndrimi i politikanëve tanë nuk është i njëjti.

Situata kritike nuk e ka penguar ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi që të marrë pushimet, ndërsa vendi digjet nga flakët.

Sipas një vendimi (shih më poshtë), ministri Çuçi ka marrë leje 18 ditë, ndërsa kompetencat ia ka kaluar zv.ministrit të Brendshëm.

Në urdhër, thuhet se nga data 2 deri më 20 gusht 2021, Ministria e Brendshme po drejtohet e do të drejtohet me çdo kompetencë, nga Zv/ministri i Brendshëm, Andi Mahila

Ministri kosovar “zbarkon” në Shqipëri

Por ndërsa ministri Çuçi ndodhet me pushime, homologu i tij nga Kosova, Xhelal Zveçla, jo vetëm që ka ofruar ndihmë për Shqipërinë, por ka zbritur vetë në terren për shuarjen e flakëve.

Teksa tuneli i Kalimashit rrezikohej seriozisht nga flakët, bashkë me disa zjarrfikës nga Kosova, ministri kosovar iu është bashkuar forcave shqiptare dhe ka asistuar në shuarjen e flakëve gjatë natës së kaluar./SHQIP