osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dokumenti/ Babai i Çlirim Gjatës së PD-së dënoi me vdekje priftin Hil Gjoni se shau partinë! Berisha e bëri ‘xhelatin’ deputet dhe e vuri në krye të drejtësisë! I biri sot “avokat” i antiamerikanit Sali

Dokumenti/ Babai i Çlirim Gjatës së PD-së dënoi me vdekje priftin Hil Gjoni se shau partinë! Berisha e bëri ‘xhelatin’ deputet dhe e vuri në krye të drejtësisë! I biri sot “avokat” i  antiamerikanit Sali

Rustem Gjata, babai i Çlirim Gjatës, dënoi në vitin 1973 me vdekje priftin shkodran Hil Gjergj Gjoni pasi kishte folur kundër udhëheqjes komuniste, urrente partinë dhe donte Papën e Vatikanit. “Ka kryer mesha, pagëzime dhe rrëfime. Ka sharë udhëheqësit tanë”.

Adriatik Doci
10 Gusht, 17:19| Përditesimi: 10 Gusht, 17:35

Për 32 vite me radhë, si askush tjetër, Sali Berisha ka përdorur kartën e anti-komunizmit, në funksion dhe për llogari të pushtetit, duke shantazhuar dhe bashkëpunuar me bashkëpunëtorë të ish Sigurimit të Shtetit, bijtë e xhelatëve dhe figurave të regjimit komunist, të cilët kanë dhënë dënime kapitale për motive politike. Ndërsa ditën, për tre dekada, ka sulmuar regjimin komunist dhe ish Sigurimin e Shtetit, Sali Berisha kundërshtoi ligjin për hapjen e dosjeve që në vitin 1992, deformoi më pas çdo ligj për hapjen e dosjeve, i konsideroi në ’91 të përndjekurit politikë si llumi i shoqërisë dhe ish të përndjekurit politikë u vetëdogjën të gjallë dhe hynë në greva urie vetëm gjatë dy pushteteve të tij.

Sot Berisha kujtoi poetin Havzi Nela, i ekzekutua me varje 34 vite më parë në qendër të Kukësit, duke shënuar një nga krimet e fundit të regjimit komunist në shkërmoqje e sipër. Berisha tha se Havzi Nela u vra për fjalën e lirë, duke akuzuar se ekzekutimi i tij është firmosur nga Ramiz Alia dhe Kristaq Rama, babai i Edi Ramës, për të cilin tha se duhet të kërkojë falje. Pse Sali Berisha, dy herë non grata, përdor herë pas here edhe poetin e ndjerë për politikë?!

Në vitet 2019-2021, Çlirim Gjata ka qenë Sekretar i për Çështjet Zgjedhore të Partisë Demokratike. Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, Gjata ishte kandidat për deputet i PD-së, ku mori vetëm 449 vota në Tiranë. Pas ndarjes Basha-Berisha, Çlirim Gjata u rreshtua në krahun e Sali Berishës dhe Foltores. Gjata sot është një nga ‘avokatët’ më të flaktë të Berishës dhe kundër vendimeve të SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe për shpalljen e Berishës non grata.

Çlirim Gjata është i biri i Rustem Gjatës, ish gjyqtar famëkeq i regjistrimit komunist. Përpos të tjerëve, siç edhe konfirmon ky dokument, Rustem Gjata, në 4 shtator të vitit 1973, ka dënuar me vdekje priftin shkodran Hil Gjergj Gjoni, me akuzën e agjitacionit dhe propagandës. Sipas Rustem Gjatës, prifti Hil Gjoni kishte sharë udhëheqësit e partisë, urrente regjimin, kryente rite fetare dhe donte Papën e Vatikanit. Ky, sipas Rustem Gjatës, ishte një krim i rëndë që duhej të dënohej me vdekje.

Në vendimin e dënimit kapital të Hil Gjonit, firmosur nga Rustem Gjata, thuhet se Gjoni ‘ka kryer veprime të ndryshme me karakter fetar si mesha, pagëzime, rrëfime etj., duke marrë në çdo rast shpërblime të ndryshme në të holla ose në sende të luajtshme… Ai ka agjituar dhe propaganduar për një kohë të gjatë kundër pushtetit popullor, të cilin ai e ka urryer vazhdimisht.

Ka sharë udhëheqësit tanë dhe ka shprehur dëshirën se, për të kishte mundësi, do t’i vriste të gjithë… Personaliteti i tij është shumë i keq, armik i vendosur, që e quan veten fajtor vetëm se nuk ka bërë më shumë kundër pushtetit popullor, si gjatë hetimit paraprak të çështjes dhe gjatë gjykimit ka mbajtur një qëndrim shumë të keq… Ai ka pranuar të tradhtojë atdheun vetëm e vetëm t’i shërbyer Papës në Vatikan si ‘përfaqësues i Zotit në tokë dhe si i vetmi persona që kujdeset për çlirimin e popujve dhe t’u dhënë atyre çdo të mirë’… Kjo është arsyeja që gjykata, duke marrë parasysh pasojat e rënda që kanë sjellë veprat e kryesja prej tij, si edhe personalitetin e tij shumë të keq, e ka dënuar këtë me vdekje…”.

Berisha e bëri Rustem Gjatën deputet dhe anëtar të Kushtetueses

‘Xhelati’ i diktaturës që kishte dënuar njerëz me vdekje vetëm se kishin sharë dhe urrenin partinë, u shpërblye nga Sali Berisha, fillimisht si deputet i Partisë Demokratike, më pas anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe më pas kryetar i Gjykatës Kushtetuese. Sali Berishës nuk i interesonte shumë nëse ishe spiun apo xhelat i regjimit, mjafton t’i shërbejë atij dhe pushtetit të tij, madje sigurimsat dhe xhelatët ishin më të dobishëm për Berishën, pasi i mbante më lehtësisht në rresht, për shkak se mund t’i shantazhonte.

Pasi kishte çuar priftin në botën tjetër, Rustem Gjata u shfaq në Kuvendin e pararë pluralist në vitin 1992, si deputet i Partisë Demokratike, madje mjaft aktiv. Në pesë maj 1992, Partia Demokratike e propozoi Rusten Gjatën si anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Më pas Rustem Gjata do të zgjidhej kryetar i Gjykatës Kushtetuese për një periudhë 3-vjeçare.

Kur u zgjodh anëtar i Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjata ishte deputet i Partisë Demokratike si dhe ishte angazhuar në hartimin e ligjit për Gjykatën Kushtetuese, si anëtar i Komisionit të Ligjeve. Tashmë Sali Berisha do të vendoste në krye të drejtësisë njeriun që kishte dënuan me vdekje priftin Hil Gjergj Gjoni, ndërkohë që nëpër podiume hidhte akuza ndaj xhelatëve të diktaturës për llogari të pushtetit. Sot, i biri i Rustem Gjatës, Çlirim Gjata, si për ironi akuzon Britaninë e Madhe dhe SHBA-të se janë blerë për të shpallur non grata Sali Berishën!