osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dokumentet: Kandidati i nongratave në Kamëz Arjan Hoxha me diplomë false?! Rol të dyshimtë në vrasjen e Pjerin Xhuvanit

Dokumentet: Kandidati i nongratave në Kamëz Arjan Hoxha me diplomë false?!  Rol të dyshimtë në vrasjen e Pjerin Xhuvanit

Pas Belind Këlliçit, kandidati i dyshes Berisha-Meta për Bashkinë e Tiranës, një tjetër kandidat i të njëjtit çift politik rezulton me probleme me shkollimin.

Nëse Belind Këlliçi nuk ka diplomë të shkollës së mesme dhe nuk dihet nëse ka diplomë të shkollës së lartë, kandidati i çiftit Meta-Berisha për Bashkinë e Kamzës, Arjan Hoxha, ka falsifikuar diplomën e shkollës së lartë.

Diploma false e Arjan Hoxhës u zbulua gjatë veprimtarisë së komisionit hetimor për ndryshimet në Policinë e Shtetit, komision i kërkuar nga vetë Partia Demokratike në vitin 2014.

Provat u publikuan asokohe nga deputeti Taulant Balla, por nuk dihet nëse nisi api jo një hetim. Falsifikimi i listës së notave nga Arjan Hoxha, i cili ka mbajtur detyra të rëndësishme në Policinë e Shtetit, është provuar me një akt ekspertimi.

Pas kryerjes së ekspertizës shkencore u vërtetua se ish-shefi i Sektorit të Krimit Ekonomik në Policinë e Qarkut Tiranë, Arjan Hoxha, ka falsifikuar nënshkrimin e ish-Drejtorit të Akademisë së Rendit Luan Veliqoti. Megjithatë, koalicioni i çiftit Berisha-Meta e kandiduan Hoxhën për Bashkinë e Kamzës.

Në dokumentet e kandidimit përfshihet edhe diploma. Mbetet për t’u parë nëse Arjan Hoxha ka dorëzuar në KQZ apo jo diplomën false dhe nëse e ka plotësuar me korrektesë formularin e dekriminalizimit.

Arjan Hoxha doli në skenë si pjesë e strukturës paramilitare të PD-së në Elbasan, në zgjedhjet parlamnetare të 2021.

Në njoftimin e policisë për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 të tjerë, thuhet se njëri prej të pranishmëve, Arjan Hoxha, i është prezantuar forcave të policisë si përgjegjës i sigurisë për shtabin elektoral të subjektit politik Partia Demokratike për Qarkun Elbasan.

Hoxha ishte emëruar në vitin 2017 nga Gazment Bardhi, kur u bë ministër Drejtësie, si Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve. Bardhi e kishte marrë Arjan Hoxhën si të besuar në shtabin e armatosur në Elbasan.

Pasi Lulzim Basha përjashtoi Sali Berishën nga PD-ja në 9 shtator 2021, Gazmend Bardhi qëndroi në kampin e Bashës.

Ndërkaq, Arjan Hoxha nisi të distancohet gradualisht nga Bardhi dhe Basha, duke u afruar me Berishën. Hoxha u pa ulur një rresht mbi Berishën në Kuvendin Kombëtar paralel të dhjetorit 2021, mbajtur në stadium.

Në prill të vitit 2022, Arjan Hoxha u zgjodh kryetar i PD-së së Kamzës.

Me këto lëvizje, Hoxha fitoi besimin e Berishës për të kandiduar për Bashkinë e Kamzës.