Pas “gërmimeve” të para të bëra nga SPAK, në dosjen e krimit ekonomiko-financiar 430 milionë Euro landfille në Tiranë, Fier, Elbasan; është konstatuar se në këtë lojë e “tepsi”, nuk janë vetëm Rama, ministrat Ahmetaj, Klosi e Koka dhe kryebashkiakët Veliaj, Sejdini e Subashi.
Gjurmët e kanë çuar SPAK-un; edhe tek Ridvan Bode, Sandër Frangaj, tek një ish-minisëtr që ka mikeshë një këngëtare serenatash e 3 “VIP”-a biznesesh me kazino.
Këta, janë mpleksur nëpërmjet familjarëve të tyre, me ortakëri 25-35-50% në biznesin e plehrave, por dhe në biznesin e instalimit të sahateve të ujit e kalibrimit të tyre, në ortakëri me “pupacin” Klodian Zoto.
Po i referohemi, vetëm dokumenteve të konstatuara deri tani nga hetimi që ka bërë SPAK:
– Referuar Kontratë-Vendimit nr. 54 datë 27.11.2018, nr. 9551 Prot. të Ministrisë së Turizëm-Mjedisit, firmosur nga Ministri Klosi dhe Drejtori i Mjedisit, Edison Konomi; konfirmohet se përfaqësues ligjor me kompetenca të plota, i kompanisë së landfilleve “Integrated Energy B.V.SPA” është Arenc Bilal Myrtezani, me saraje në Golem e Lalz, ngritur mbi tokë shteti të zaptuar.
– Ky person, është shoferi i Ridvan Bodes kur ishte ministër Financash dhe tani që është anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shtetit; por njëherazi, është dhe bashkëshorti i Ermonela Myrtezani, vajza e motrës së Ridvan Bodes; me punë në Ministrinë e Infrastrukturë-Energjisë, shefe sektori e monitorimit teknik-ligjor të mbetjeve.
– Arenc Myrtezani, dhëndri e njëherazi shoferi i Ridvan Bodes, është ortak me 25%, në kompaninë “Edaril&Co-shpk” për ndërtime pallatesh, ujësjellësa, asgjësim lëndë kimike, landfille mbetjesh urbane, evadim dhera etj; ku 50% aksione i ka Edlira Nallbani, kunata e Sandër Frangaj, ndërsa 25% i ka Ilza Zoto, gruaja e Klodian Zotos, bosit të kompanisë së landfilleve “Integrated Energy”.
– Gruaja e Arenc Myrtezanit, zonja Ermonela Myrtezani, vajza e motrës së Ridvan Bodes; dhe gruaja e Klodian Zotos, zonja Ilza Zoto me detyrë shefe sektori menazhimi në “Tirana- Bank” (punësuar pas shitjes); kanë menaxhuar 20 milionë Euro “Program Italo-Shqiptar për Konvertimin e Borxhit Shqiptar për Zhvillim”; dhënë nga Ridvan Bode kur ishte ministër, me Udhër 1623 Prot., datë 15.04.2013, ku paguheshin 1800 Euro në muaj (12 muaj).
– Dhëndër-shoferi dhe mbesa e Ridvan Bodes, çifti Arenc e Ermonela Myrtezani, janë ortakë me 35% në kompaninë “Metronet-shpk” me objekt ngritje laboratoresh, shërbime metrologjike, sisteme softwere etj; ku ortakë janë dhe Klodian Zoto me 24%; me 30% greko-qiprioti Konstantinos Aloupis, menaxher në firmën “Hermes” të Arben Ahmetajt, dhe 11% i ka mikesha e tyre E.Vogli.
– Administrator i kësaj kompanie, është Pajtim Ajazaj, ish-Drejtor Ekonomik i “Albtelekom (shtet) në vitet 1999-2003 emëruar nga Arben Ahmetaj (zv/ministër) dhe shkarkuar e çuar për ndjekje penale për vjedhje në tendera bashkë me Arben Ahmetaj e Klodian Zoton, atëherë Drejtor i Tenderëve në “Albtelekom”.
– Dhëndër-shoferi dhe mbesa e Ridvan Bodes, kanë 70% pronësi në komponinë “F.M.O.-sh.p.k”; në vitin 2014 janë bashkuar në ortakëri me Klodian Zoton dhe kunatën e Sandër Frangaj; firmë e përdorur fiktivisht, në tenderët që përfitojnë dy firmat e tjera të landifilleve e montim-kalibrim sahate të ujit, dherat, ndërtime etj.
NË VIJIM/ Do publikojmë fakte, nga pazaret që bënë grupi Ahmetaj-Frangaj-Bode i biznesit të plehrave, në “Taverna Zoto” tek Ura e Tabakëve-Tiranë, biznes në pronësi të Agim Zotos, babai i Klodian Zoto, në mjediset e të cilës, bëhet vetëm reklama për “Plazza”, “Elbar” e “Tirana Bank”, por flitet dhe për “nderet mjedisore e pronësore”, që u ka bërë Fatmir Mediu për hatër të zonjës Sevi, kur ishte shef në dy ministri./Pamfleti