osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dokumente/ Dosja amerikane e Ilir Metës për lidhjet e dyshimta me rusët

Dokumente/ Dosja amerikane e Ilir Metës për lidhjet e dyshimta me rusët

Bëhet fjalë për një marrëveshje për më shumë se gjysëm miliardi euro kapital, të fshehur në një kompani fantazëm me emrin ‘American Global Capital Fund’, e cila në vitin 2012, kur LSI kontrollonte ministrinë e Energjitikës u shfaq si partnere në biznes me qeverinë shqiptare.

Javën e shkuar u fol e u diskutua shumë për një provokacion të Edi Ramës në Parlament, në lidhje me një mundësi të një ‘Non-Grata’ të re nga SHBA.

Ka qenë ambasada amerikane, e cila i ka bërë të ditur Edi Ramës se nuk e pyet kush atë për këtë punë.

Megjithatë shumë personave u shkoi mendja te Ilir Meta. A thua do të jetë ai ‘Non-Grata’ e re?

Natyrisht që duhet pritur, për njeriun, mbi të cilin ka mbi 4 dosje të hapura në SPAK, e disa të tilla në Shtetet e Bashkuara të Amerikës; duke nisur nga ajo e Almir Rrapos, apo edhe dosje të tjera shumë të frikshme që flasin për lidhje të rrezikshme të Metës me rusë, arabë e kinezë.

Një nga këto, është edhe një aferë mjaft e dyshimtë me një biznesmen shumë të dëgjuar rus, Vladimir Zhukov. Kjo dosje ndodhet në Prokurori, që në kohën kur këtë institucion e drejtonte Adriatik Llalla, por njeriu i Berishës dhe Metës në organin e akuzës e hodhi në kosh.

Dosja flet për marrëdhënie të frikshme të një shoqërie të fshehur pas një emri amerikan, por që ishte fantazëm, e cila ka investuar deri në minierat e arit në Altaj të Siberisë në Rusi.

Bëhet fjalë për një marrëveshje për më shumë se gjysëm miliardi euro kapital, të fshehur në një kompani fantazëm me emrin ‘American Global Capital Fund’, e cila në vitin 2012, kur LSI kontrollonte ministrinë e Energjitikës u shfaq si partnere në biznes me qeverinë shqiptare.

Kjo kompani paraqiti projektet e saj; ‘Saranda’, HEC-in e Shalës, Lumin Cem, Bistricë dhe disa projekte për turizëm në bregdetin shqiptar me vlerë 650 milionë dollarë. Kjo bëhet e ditur nga një letër e 20 qershorit 2012 drejtuar Rami Idrizit, një shqiptari të Tetovës.

Kompania “American Global Capital Fund”, e cila sot nuk ekziston, por dokumenti i siguruar nga dosja amerikane e Ilir Metës që ndodhet në prokurori, flet për këtë marrëdhënie të dyshimtë.

Adriatik Llalla, sapo i erdhi dosja ka pezulluar hetimet, duke mos lejuar hapjen e tyre.

Letra që i dërgohet Rami Idrizit më 20 qershor të vitit 2012, tregon pikërisht prapaskenat e kësaj marrëdhënie.

Letra

I dashur z. Idrizi,

Bordi i ‘American Global Capital Fund’, sipas bisedës sonë personale në Frankfurt me ju dhe z. Vladimir Zhukov, vendosi të miratojë projektet tuaja në Rusi (miniera ari në Altaj, Rusi), duke i marrë në portofol, por vetëm sipas disa kushteve:

1. Duhet të kontrolloni personalisht 85 për qind të aksioneve.

2. Duhet të jeni anëtar i Bordit të ‘American Global Capital Fund’ dhe të drejtoni filialin në Tiranë, Shqipëri.

3. Duhet të siguroni kapitalin e projektit: ‘Saranda’, HEC-i i Shalës, Cemi, Bistrica dhe jeni i detyruar që këto prona t’i kaloni në pronësi të A.G.C.F.-së [American Global Capital Fund], ku do të jeni pronari.

Duhet të siguroni 80 për qind të aksioneve (ku aktualisht keni 33 për qind të aksioneve në A.G.C.F. – Departamenti i Telekomunikacionit).

4. Duhet të siguroni zbatimin e disa projekteve për turizëm në bregdetin shqiptar.

Të gjitha këto projekte janë rishqyrtuar nga partnerët tanë që bashkëpunojnë me qeverinë shqiptare për t’i kaluar në pronësi të ‘American Global Capital Fund’.

Duhet të zotëroni një kapital prej 650 milionë dollarë amerikanë. Për të pasur një marrëveshje të vlefshme duhet të provoni ekzistencën e kapitalit.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje të mirëqenë, si anëtar i Bordit të ‘American Global Capital Fund’, do të paguheni me 50 000 dollarë në vit për shërbimet tuaja.

Kjo marrëveshje është e vlefshme deri më 31 dhjetor 2012.

Letra është firmosur nga Stuart Gordon, Shef i Departamentit të Financës në A.G.C.F.

Në atë kohë avokati Mirjan Kapo (që sot nuk jeton) ka dorëzuar në prokurorinë shqiptare një prokurë të posaçme të studios së avokatisë “Traja & Partners” për transaksion 500 milionë euro.

E si partner në këtë marrëdhënie figuron Aszurdi Bin Muhamed Salam, i cili ka ardhur në Tiranë në atë kohë për këtë transaksion.

Kjo kompani mori përsipër ndërtimin e një fshati turistik në Lalëz, Durrës dhe Vlorë, duke përdorur si kolateral bondin prej 500 milionë euro dhe hapur llogari të përbashkët në Dubai.