Studentët e Fakultetit te Drejtësisë i kanë drejtuar një shkresë zyrtare në emër të shumicës së studentëve, rektorit të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni, për rifillimin e menjëhershëm të mësimit.
Me anë të një kërkese të drejtuar rektorit Koni ku për dijeni i shkon edhe ministres së Arsimit Besa Shahini, zv. kryeministrit Erion Braçe si zbatues i Paktit për Universitetin dhe dekanatit të fakultetit të Drejtësisë, studentët kërkojnë zhbllokimin e ambjenteve dhe vazhdimin e mësimit, pasi po afron sezoni i provimeve dhe rrezikohet humbja e vitit akademik për shkak të orëve të humbura për shkak të bllokimit nga një grup i vogël personash.
Studentët teksa kërkojnë rifillimin e menjëhershëm të mësimit pasi pjesa dërrmuese e tyre këtë duan, shprehen se ky bllokim po krijon edhe përplasje mes atyre që kanë bllokuar dhe shumicës së studentëve që duan të zhvillojnë mësim e të mos humbin vitin akademik.
Në fund të kërkesës së tyre studentët e FD kërkojnë nga rektori Koni edhe njehërë zgjidhjen e këtij problemi pasi sipas tyre, është ezauruar çdo mjet për zgjidhjen e problemit dhe se nëse nuk ka zgjidhje, rrezikohet humbja e vitit vetëm pse një grup i vogël personazh kanë uzurpuar fakultetin.
Kërkesa e dorëzuar: