Monika Kryemadhi ka sulmuar ministren e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Besa Shahi. Ajo e konsideroi si një “halabake rrugësh” ku tha se bashkë me kryeministrin Edi Rama do të shkatërrojë Universitetin. Kryemadhi theksoi se Pakti për Universitetin që propozon Rama është shkatërrimi i universitetit dhe sjelljen e Sorosit nga Budapesti në Tiranë.
“E gjithë lufta dhe Pakti i Universitetit, të nderuar kolegë, të nderuar qytetarë, të nderuar studentë dhe pedagogë të Universitetit të Tiranës, ka një prapaskenë.
Shkatërrimin e Universitetit të Tiranës dhe sjelljen e Universitetit të Sorosit në Budapest, i cili me vendim të Kryeministrit të Hungarisë dhe të Presidentit të Hungarisë do të mbyllet. Dhe qeveria jonë e famshme do që ta sjellë në Shqipëri.
Pavarësisht bindjeve tona politike dhe ça përfaqësojmë ne të gjithë këtu, të marrim përsipër të mbrojmë universitetin tonë. Nga ana tjetër z.Kryetar i Kuvendit, kësaj zonjës këtu që nuk e di shtëpinë ku e ka dhe ajo vetë, mësoji që ka disa rregulla në Shqipëri dhe në shqiptarët i respektojmë njerezit, institucionet, edhe kur jemi armiq.
Kur vjen përballë një institucioni duhet të vish dhe të sillesh në mënyrë dinjitoze. Halabakë rrugësh të cilët e kthejnë institucionin e Parlamentit, në institucione orgjish për të sjellë një sjellje tjetër ki kujdes se nuk do të falë njeri”, tha Kryemadhi.