Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas shoqërimit të Sait Dollapit nga policia duke kërkuar që ai të dërgohet në spital.
Meta e cilëson absurde situatën para policisë ndërsa jep edhe direktiva.
“Situata para Drejtorisë së Policisë është absurde.
Sahit Dollapi duhet të shoqërohet për në spital për të marrë ndihmën e parë për lëndimet dhe jo të mbahet në polici”, deklaron Meta.