Pasi takimit me zëvendësndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer dhe delirantja e trembur Monika Kryemadhi. Ajo ka folur për mediat pa dhënë shumë detaje në lidhje me takimin.
Kryemadhi u shpreh se Palmer nuk është në Tiranë për t’i dhënë zgjidhje konfliktit dhe se do të jenë shqiptarët ata që do të zgjidhin hallet e tyre.
‘Palmer shprehu opsionet e veta nga këndvështrimet e tij, ne shprehëm opsionet tona në këndvështrimet tona. Përputhen sa i përket raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për luftën kundër korrupsionit, për kapjen e shtetit, për të gjitha problemet e tjera.
Është shumë i rëndësishëm vazhdimi i mëtejshëm për zgjidhjen përfundimtare dhe për t’i dhënë fund tranzicionit shqiptar. Shqipëria e ka vendin në BE. Zoti Palmer nuk kishte ardhur për t’i dhënë zgjidhje sa i përket konfliktit. Mos harroni që hallet tona do t’i zgjidhim ne shqiptarët vetë me njëri-tjetrin. Sigurisht që mendoj se viktimat e të gjithë kësaj janë shqiptarët, nuk është kryeministri’, tha Kryemadhi.