Sali Berisha u paraqit sërish këtë të hënë në SPAK, për dosjen “Partizani”.
Ashtu si herën e kaluar, PD thirri një protestë para ambienteve të SPAK.
Por thirrjeve të saj iu përgjigjën 20 apo 30 vetë.
Ndërkohë Berisha, për të entuziasmuar ata pak njerëz që kishin dalë në protestë për të, vendosi të hipte sipër makinës së tij luksoze, për t’i përshëndetur.
Dhe pastaj, iu drejtua kokëulur ambienteve të SPAK!