osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Do të shihni në SPAK një gazetar të paguar me lekët e vjedhjes së Rinasit”, Jul Kasapi “shpërthen” ndaj Arian Currit: Prift i transformuar në gazetar, fatkeqësi që të jepet zë ty

“Do të shihni në SPAK një gazetar të paguar me lekët e vjedhjes së Rinasit”, Jul Kasapi “shpërthen” ndaj Arian Currit: Prift i transformuar në gazetar, fatkeqësi që të jepet zë ty

Mes tensioneve dhe debateve të forta, mbrëmjen e së mërkurës në studion e “Top Story”, përpos rrëzimit të masës së sigurisë “arrest shtëpie” për ish-kryeministrn Sali Berisha, u diskutua gjerë e gjatë edhe për megaoperacionin e zhvilluar përgjatë ditëve të fundit nga SPAK në qytetin e Elbasanit, ku arriti të “zbërthejë nga rrënjët” organizatën kriminale të Suel Çelës e cila kishte marrë pranë vetes jo vetëm njerëz të drejtësisë, por edhe të medias.

Pjesë e panelit ishte dhe analisti Arian Curri i cili bëri një deklaratë të fortë dhe tërthorazi përfshiu emrin e një tjetër gazetari të cilit sipas tij së shpejti do t’i dalë emri në dosjet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Curri foli për gazetarë të tjerë të përfshirë sipas tij që kanë marrë para nga krimi i organizuar, konkretisht janë “paguar me lekët e vjedhjes së Rinasit”. Ndonëse, ai preferoi që akuzës së tij mos t’i vendosë emër përmbi, la të kuptohet që bëhet fjalë për gazetarin e njohur Spartak Koka.

Kjo deklaratë e analistit ka sjellë dhe një revoltë në komunitetin e gazetarëve. Së fundmi ka qenë Juli Kasapi i cili i është referuar Curri si “prifti gazetar” dhe një fatkeqësi për median shqiptare që i jepet zë.

Reagimi i plotë:

Etika gazetareske është personale, është si kultura e çdokujt në jetën e përditshme, nuk është ajo broshura e RTSH-së është pak më e thjeshtë, nëse do duhet të transmetoje pamje të rënda, nëse dhunën do e paraqisje në një tjetër formë pamjesh në televizion apo jo, nëse të miturit do i transmetoje me figurë apo do i mbroje ata madje deri aty ku para se të flisje për diçka apo një ngjarje të rëndë të mendosh si një familjar të cilit i ka rënë fatkeqësia e sa e sa shumë raste të tjera në median audio vizive në Shqipëri.

Rastet e publikuara nga SPAK jo vetëm që krijojnë një tymnajë dyshimesh mes gazetarëve por ato duhet të ndajnë “shapin nga sheqeri”. Është pak të thuash dyshime por kjo është si damkë e rënë në gazetarinë e vendit tonë, aty ku dhe unë e konsideroj veten si pjesë. Por mirë shastisjet me gazetari që SPAK ka detyrimin ti zbardhë por të dëgjosh dhe një prift që është bërë gazetar më shumë se sa gazetarët teksa deri pak kohë më parë kishte muaj që fliste për arrestime që nuk ndodhnin është e tepërt.

“Prifti gazetar” dhe çuditë e tij kaluan limitet teksa foli për gazetarë të tjerë të përfshirë sipas tij dhe që kanë marrë para nga krimi organizuar siç është rasti i Spartak Koka. Komuniteti gazetaresk në Shqipëri nuk është shquar asnjëherë për mbrojtjen e kolegëve aq sa disa syresh fërkojnë duart pas krahëve teksa ndodhin raste të tilla. Por mirë kolegët që nuk kanë empati për njëri tjetrin por të shkohet deri aty sa të shohësh një prift të transformuar në gazetar është të luash mendsh.

Curri nuk përmendi emrin e gazetarit e siç bëhet rëndom për ca klikime e çoi më tej akuzën duke thënë se gazetari ka marrë para në këmbim të një interviste me një të shumëkërkuar që ka vjedhur paratë e Rinasit. Të dëgjosh Currin që flet me kompetencën e një ligjvënësi alias gjyqtari alias prokurori është shumë pak se sa thjesht një masë arresti nga ato që lexohen gjyqeve por më duhet të perifrazoj një të ftuar dje në mbrëmje (Gjekmarkaj) teksa i tha: “sheh rrushi rrushin e piqet e sheh curri currin e piqet”.

Personazheve të tillë që nuk japin asnjë kontribut për gazetarinë por që hiqen si gazetarë është e kotë tu japësh zë. Njerëzve që dalin studiove e hiqen edhe si ekspertë e paralajmërojnë që nesër do ketë vrasje siç e bëri ky prifti gazetar me mua në studio është e tmerrshme. Gazetaria në Shqipëri nuk është më çështje e të bërit gazetari por të shohësh Currin që piqet e të piqesh dhe vetë ti me të!! Përbaltja e figurës së çdo kolegu se e përmendi njëri apo tjetri është në dëm të gazetaribërjes se fatkeqësia e vendit tonë është se vijon tu jepet zë këtyre pseudogazetarëve,pseudoekspertëve e pseudoanalistëve