“Do të jetë fitore e madhe”/ Rama: Nëse BE-ja na jep “OK”, Shqipëria do të futet në sistemin…
Kryeministri Edi Rama i ftuar në ceremoninë e 70-vjetorit të Universitetit të mjekësisë, vlerësoi punën e bërë ndër vite në këtë institucion të lartë arsimor.
Rama tha se i ka kërkuar vazhdimisht BE-së, të njëjtën gjë do të bëjë edhe nesër në Samitin e Tiranës, për njohjen e Universiteteve shqiptare në sistemin e arsimit të lartë në Europë. Sipas Ramës nëse Universitete tona do të pranohen në sistemin e arsimit të lartë në BE kjo do të ishte një fitore shumë e madhe.
“Universiteti i Mjekësisë në Tiranë është i pari në renditjen për fondet e përthithura nga BE. Ka një rritje të ndjeshme të fondeve të përfituara nga BE. c
Nga ana tjetër shtoj këtu dhe faktin që janë rreth 300 studentë dhe profesorë të këtij universiteti që kanë përfituar nga programet e BE, të gjitha këto bëjnë që nëse ne do të arrijmë, e cila do të jetë edhe pjesë e diskutimeve të nesërme, që Universitetet e vendit tonë dhe rajonit të pranohen në sistemin e Arsimit të lartë të BE do të jetë një fitore shumë e madhe, një autostradë e re