osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Do të jem gruaja e tij deri në vdekje”, deklarta e fortë e Zonjës së Parë për Presidentin

“Do të jem gruaja e tij deri në vdekje”, deklarta e fortë e Zonjës së Parë për Presidentin

Pak kush mund ta mendonte se lidhja e dashurisë mes Karla Brunit dhe ish presidentit francez Nikola Sarkozi do të zgjaste kaq shumë. Të njohur për lidhjet e shumta të mëparshme, kjo martesë sipas biografëve nuk do të zgjaste më shumë se tre vjet. Por fotot e fundit të daljeve të çiftit tregojnë se romanca Sarkozi dhe Karla nuk ka mbaruar.

Bruni u takua më presidentin francez të divorcuar Nicolas Sarkozy, në nëntor të 2007-ës në një parti organizuar nga miq të përbashkët. Pas një romance të shkurtër ata u martuan në 2 shkurt të 2008-ës në pallatin Élysée në Paris. Kjo ishte martesa e parë ceremoniale për Brunin dhe e treta për Sarkozinë. Bruni, ndërkohë, mori nënshtetësinë franceze duke hequr dorë prej nënshtetësisë italiane menjëherë verën e po atij viti.

Martesa me Sarkozinë ka qenë një ndër dëshirat më të papritura dhe të forta që i ka lindur ndonjëherë në jetë, do të shprehej Bruni në ditët e para të martesës së tyre. “Duket se me të asgjë e keqe s’mund t’më ndodh. Pranë tij çdo frikë dhe ankth më zhduket. Mendova se dashuria lindi shumë shpejt, por në fakt ishte më se e menjëhershme”. Në të ardhmen e saj qoftë kjo e afërt apo e largët një gjë është e sigurt, fakti që do jetë gjithmonë pranë Sarkozisë dhe duket se asgjë nuk do t’i ndajë.

“Unë vij nga një kulturë italiane, pikërisht nga Torino, një ndër kryeqendrat e Italisë, dhe nuk do ta pranoja divorcin dhe do mbetem gruaja e tij deri në vdekje. Di që jeta është e mbushur me shumë surpriza por kjo është ajo që unë dua”, do të shprehej Bruni.

Një nga lidhjet më të njohura të mëparshme të Brunit është ajo me profesorin e filozosifë Rafael Enthoven, të cilit i ka kushtuar dhe këngën “Quelqu’un m’a dit”. Bruni dhe Rafael patën një djalë me emrin Aurélien, në vitin 2001. Çifti u nda në maj të po atij viti pasi Rafael mendonte se marrëdhënia e tyre nuk premtonte më tepër, të paktën kështu ka deklaruar Bruni për revistën “Vanity Fair”.

Edhe pse legalisht Carla Bruni është vajza e pianistes së famshme italiane Marisa Borini dhe industrialistit e kompozitorit të muzikës klasike Alberto Bruni Tedeschi, në 2008 zbuloi se babai i saj biologjik natyral ishte italiani me origjinë braziliane Maurizio Remmert. Në rininë e tij kish pasur një lidhje 6 vjeçare me mamanë e Brunit. Ajo ka një motër e cila është aktore, Valeria Bruni Tedeschi, dhe producente filmash njëkohësisht, që jeton në Paris gjithashtu. Ka pasur edhe një vëlla, Virginio Bruni Tedeschi (1959 – 2006) i cili u nda nga jeta shumë shpejt.