Sali Berisha ka dalë me një parashikim prej kllouni për kryeministrin Rama dhe me ëndrrën e ndrrimit të pushtetit me 25 Prill duke menduar se ky ndryshim do e shpëtoi atë nga andrallat dhe problemet me drejtësinë.
Madje, krimet që ka kryer dhe akoma nuk është ndëshkuar, si ai i shitjes së detit dhe aferën familjare me CEZ, i’a faturon Ramës duke treguar se vuan nga paranojat.
Ai tha se pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, Rama nuk do e lëshojë zyrën dhe do të largohet vetëm kur ta nxjerrë policia, pra sipas Berishës i arrestuar.
Kjo pasi sipas Berishës mbi Ramën rëndojnë 4 akuza të rënda.
“Edi Ramën pas 25 prillit e shikoj me 4 dosje penale, për të cilët meriton për gjithsecilën 30 vite burgim. I di vetë Rama për cilat dosje bëhet fjalë. Për dosjen e ‘CEZ-it’, të ‘Inceneratorëve’, Dosja e ‘Detit’ për tradhti të lartë kombëtare, dosja e vjedhjes të fondeve të tërmetit. Por ai nuk ikën. Ai do krrehet. Ai nuk del nga ajo zyrë. Pas zgjedhjeve do nxirret me forca të policisë, sepse nuk del, nuk e dorëzon postin.
A ju kujtohet që desh organizoi sulmin ndaj KQZ-së ku desh e dogji. Nuk e lëshon absolutisht zyrën. Këtu do jemi. Do shihni gjërat më të papara. A ju kujtohet se si e rrethoi KQZ-ë për Bashkinë. Ishte kryetar i bashkisë dhe desh dogji KQZ-në. Këtu kini për të qenë,” tha Berisha i ftuar në në studion televizive të Ωeni TV nga Çim Peku.