Donald Trump po mban fjalimin e tij të parë zyrtarisht si presidenti i 47- të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Trump gjatë fjalimit foli edhe atentatin e vit të kaluar duke thën se e shpëtoi Zoti për ta bërë Amerikën të madhe përsëri. Trump tha se në gjithë këto vite është testuar dhe vënë në vështirësi më shumë se çdo president në historinë e Amerikës.
“Zgjedhja ime së fundmi është një detyrë për ti dhënë vendin të gjitha padrejtësive dhe për ti kthyer njerëzve drejtësinë dhe lirinë e tyre.
Në këto vite jam testuar dhe vënë në vështirësi më shumë se çdo president në historinë e Amerikës. Janë përpjekur edhe të më marrin jetën Jeta ime u shpëtua për një arsye nga zoti për ta bërë Amerikën sërish të madhe.
Prandaj çdo ditë në administratë do të punojmë për të tejkaluar çdo krizë më fuqi dhe forcë. Do të rikthejmë shpresën sigurinë dhe paqen për çdo qytetar amerikan. Sot është dita e lirisë. Është shpresa ime që kjo presidencë do të kujtohet si më e madhe në historinë e vendit tonë. Fitorja jonë tregoi se populli është i bashkuar. Kemi marrë votën e miliona amerikanëve, dua t’ju falënderoj për dashurinë. Nuk do ta harroj këtë, e kam dëgjuar zërin tuaj”, tha Trump.