osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Do paguajmë Becchetin! Po kompanitë e tjera që kanë fituar gjyqin, kush do i paguajë?!

Do paguajmë Becchetin! Po kompanitë e tjera që kanë fituar gjyqin, kush do i paguajë?!

Qeveria shqiptare do të paguajë mbi 263 mln euro për gjyqe të humbura në arbitrazh, 110 mln euro nga të cilat i takojnë çështjes me sipërmarrësin Francesco Becchetti. Në një intervistë televizive, ministrja e Financave Anila Denaj tha se detyrimet ndaj Becchettit do të shlyhen kur vendimi të jetë i formës së prerë.

Dy ditë më parë vetë Françesko Beccheti kishte sponsorizuar një banderol në mes të Romës me titullin “Unë fitova”, por nuk kishte mjaftuar me kaq ka hapur një “sajt” online të quajtur “parlo io”, në shqip “flas unë” ku shkruan për gjyqin ndaj Shqipërisë.

Ndërsa në shkrimin e web-it shkruhet se si ndodhi përplasja mes tij dhe qeverisë, Becheti shkruan se vendimet në lidhje me mbylljen e Agon Channel TV të lëshuar nga Gjykata e Tiranës ishin kulmi i një fushate politike të kryer nga Shqipëria përmes përdorimit të paligjshëm të kompetencave të saj policore kundër Francesco Becchetti dhe të tjerëve.

Shkrimi i plotë në faqen web të Becchetit:

Më 24 Prill 2019, Gjykata Ndërkombëtare ICSID, e Bankës Botërore, një organ përgjegjës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis shteteve dhe investitorëve të huaj, lëshoi njëzëri një vendim të arbitrazhit, konfirmuar unanimisht nga Komiteti ICSID më 2 Prill 2021, i cili konstaton se paligjshmëria e veprimeve të ndërmarra nga autoritetet shqiptare kundër Francesco Becchetti dhe grupit të tij të biznesit, në shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar.

Vendimi i Arbitrazhit në veçanti përfundon duke deklaruar:

Vendimet në lidhje me mbylljen e Agon Channel TV të lëshuar nga Gjykata e Tiranës ishin kulmi i një fushate politike të kryer nga Shqipëria përmes përdorimit të paligjshëm të kompetencave të saj policore kundër Francesco Becchetti dhe të tjerëve;

Hetimet penale, të nisura nga Prokuroria e Tiranës kundër Agon Channel, ishin një ndërhyrje e qëllimshme në veprimtarinë e Agon Channel, motivuar nga kritikat e Agon Channel ndaj qeverisë Rama, të konsideruara afër konkurrentëve.

Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrit Rama (E.A.) deklaroi se nëse Francesco Becchetti donte të kuptonte pse investimet e tij ishin nën hetim ai do të duhej të kishte biseduar me një nga konkurrentët dhe se nuk ishte një ide e mirë për të kundërshtuar shtetin; Kishte të meta thelbësore në bazë të akuzave mbi të cilat ishin bazuar hetimet penale;

Investimet e Francesco Becchetti ishin shpronësuar në kundërshtim me nenin 5 të Traktatit Bilateral për Promovimin dhe Mbrojtjen e Investimeve midis Itali – Shqipëri.

Pak ditë më parë me vendim të këshillit të ministrave Brunilda Lilo u emërua Avokatja e Përgjithshme e Shtetit, ajo zëvendësoi në këtë detyrë Enkelejda Muçajn.

Lilo ka mbajtur më parë detyrën e Avokates së Shtetit pranë Zyrës së Gjykatave të huaja, ndërkombëtare dhe arbitrazhit ndërkombëtar. Një ndër çështjet do të jetë edhe ajo e Becchetit që do përballet avokatja e shtetit shqiptar, shkruhej në sajtin e Bechetit.

Vendi ynë nuk ka vetëm çështjen e Bechetit për të mbyllur Shqipëria duhet t’iu paguajë 7 kompanive që kanë pasur dhe kanë aktualisht aktivitet biznesi në Shqipëri.

109 milionë euro, të humbura në Gjykatën e Arbitrazhit. Pjesa më e madhe e borxhit, prej 99.9 milionë eurosh është detyrim ndaj biznesmenit Francesco Becchetti.

Gazeta Shqip po rëndit me radhë kompanitë që kanë hedhur në gjyq Shqipërinë dhe kanë fituar:

Familja Beccheti kundër shtetit shqiptar

Konflikti i cili lindi nga një mosmarrëveshje mes palëve është pengesa për realizimit e investimeve në hidrocentralin e Kalivaçit, Televizionin AgonSet dhe impjantin e trajtimit të mbetjeve nga kompanitë Hydro s.r.l dhe Costruzioni s.r.l. Palë përveç Francesco Beccheti në pretendim janë edhe aksionerët e tjerë Mauro De Renzis, Stefania Grigolon dhe Liljana Condomitti.

J & P Avax kundër Ministrisë së Transportit

“J&P AVAX” s.a, në vlerën 4 214 402 Euro, si rezultat i konfliktit mes kompanisë dhe ish Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit (sot Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë). konflikti ka lindur për shkak të mosmarrëveshjes mes palëve gjatë zbatimit të kontratës nr. C-006, datë 22.05.2005 Për ndërtimin e segmentit rrugor Gjirokastër – Tepelenë, pjesë e korridorit Veri-Jug.

SAFA shpk kundër Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

SAFA sh.p.k dhe ministrisë së Infrastrukturës dhe energjisë i ka shkaktuar buxhetit të shtetit koston prej 3 543 338 Euro. Kjo çështje lidhet me projektimin dhe ndërtimin e rrugës Tiranë – Elbasan. Nga Raporti i Ministrisë së Financave evidentohet se në këtë vlerë janë përfshirë vlera e dëmshpërblimit ndaj Investitorit prej 2 495 166 Euro dhe kostot administrative të Arbitrazhit në vlerën 1 048 166 Euro.

Valeria s.r.l kundër Ministrisë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Buxheti i Shtetit duhet të paguejë 550 000 Euro për konfliktin ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe kompanisë Valeria Italia s.r.l. Kompania Italiane Valeria s.r.l ka filluar procesin e arbitrazhit ndaj Shqiperise në vitin 2018, në lidhje me një ndërmarrje të fermave të produkteve bujqësore.

Anglo-Adriatica Group Limited vs Shqipërisë kundër Ministrisë së Financave

Një tjetër detyrim lind nga konflikti i shtetit shqiptar me Anglo-Adriatic Group Limited, e cila krijoi në Shqipëri fondin Anglo Adriatika Investment Fund sh.a me qëllim mbledhjen e kuponëve të privatizimit. Ky konflikt i kushton Shtetit 1 milion Euro. Kjo çështje në arbitrazh është fituar nga shteti ynë, por pagesa njihet për shpenzimet administrative të Arbitrazhit.

Porti Karpen HFW LLC kundrejt Shqipërisë

Në lidhje me këtë, me Ligjin Nr. 77/2016 për “Përcaktimin e Proçedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt, projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e portit të Karpenit, zonës mbështetëse të portit dhe asaj ekonomike, ndërmjet shtetit Shqiptar dhe kompanisë “Star Bridge Port Developments Limited”, u parashikua ndërtimi i një porti me thellësi të madhe në zonën e Karpen, Kavajë, të ambienteve mbështetëse të portit, të shoqëruar me një zonë të lirë tregtare, si dhe ndërtimin e një terminali rigazifikimi të gazit natyror të lëngshëm (LNG) dhe një centrali për prodhim energjie. Ky ligj është publikuar në Fletoren Zyrtare nr.154, datë 16.08.2016.

TIA shpk kundrejt Shqipërisë

Gjithashtu, edhe një tjetër detyrim prej 50 000 Euro (pesëdhjetë mijë Euro) që shteti shqiptar duhet të paguajë si detyrim arbitrazhi për shkak të kompanisë Tirana International Airport sh.p.k. Në lidhje me këtë çështje, nga Avokatura e Shtetit në datë 19.04.2019, është shpallur thirrja për sigurimin e konsulencës së huaj me qëllim mbrojtjen e interesave të shtetit Shqiptar, në kushtet e negocimit apo rishikimit të mundshëm të Marrëveshjes së Koncesionit të lidhur me Tirana International Partners SH.P.K, për Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” Rinas, Tiranë. Detyrimi është i njohur nga Llogaritë e Shtetit./Gazeta Shqip