“Dua të shpreh vlerësimin më të madh për të dy raportet e Komisionit të Venecias. Raporti i sotëm është për t’u përshëndetur. Thelbi i opinionit është se Meta i ka tejkaluar kompetencat, që në vetvete është shkelje e kushtetutës. Raporti është një material shumë i gjerë dhe i kompletuar që nuk mund të përmblidhet në dy fjali. Në këtë opinion del qartë se Meta vendosi anulimin e zgjedhjeve në kundërshtim me kodin zgjedhor dhe kushtetutën.
Raporti përfundimtar do ta marrin ditën e hënë, pasi ajo e sotmja i ngjan më shumë një komunikimi për shtyp. Në thelb komisioni i Venecias thotë se edhe pse presidenti ka tejkaluar kompetencat pa bazë ligjore mund të arrihet në konkluzionin se nuk mjaftojnë për të shkarkuar presidentin. Por aty thuhet se i takon gjykatës Kushtetuese të vendosë nëse anulimi i zgjedhjeve shkel kushtetutën. Me këtë vendim ne nuk ka ngelet gjë tjetër të caktojmë një seancë të veçantë të komisionit hetimor për të bërë përmbylljen proceduriale. Ne do ta çojmë deri në fund nismën për shkarkimin e kreut të shtetit. Vendimmarrja ashtu si Komisioni i Venecias, janë të natyrë politike dhe ligjore, ndërsa Gjykata Kushtetues ndërmerr vetëm vendime ligjore. komisioni i Venecias thotë qartë se i takon Kuvendit të vlerësojë nëse veprimet e kreut të shtetit janë të një natyre të rëndë. Ne kemi miratuar një rezolutë që çoi në ngritjen e Komisionit Hetimor dhe kjo mbështetje nënkupton se do kemi votat e nevojshme për shkarkimin e presidentit të Republikës”.
Duhet të kemi Gjykatë Kushtetuese, ku 5 prej tyre të votojnë për shkarkimin e presidentit. Ne do të bëjmë atë që na takon ne si Kuvend, pastaj ngritja e Gjykatës Kushtetuese është procedurë. Brenda këtij viti Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale operative. Që të çelet seanca duhet të jenë të pranishëm 2/3 e anëtarëve”
Kjo ishte deklarat e deputeti socialist Adnor Shameti. Ai shprehet se thelbi i opinionin të Venencias është për t’u përshëndetur. Sipas tij Venecia thotë qartë se i takon Kuvendit të vlerësojë nëse veprimet e kreut të shtetit janë të një natyre të rëndë.