Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim ditën e sotme me mjekët dhe infermierët në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ku ka dhënë detaje për rritjen e pagave që do të ndërmerren për këtë sektor.
Rama është shprehur se këtë muaj do të futet në zbatim rritja e pagave për mjekët specialistë, të përgjithshëm dhe infermierët, duke u pasuar më pas nga prilli i vitit 2024 me një tjetër rritje.
Sipas Ramës paga e mjekëve specialistë do të shkojë në 1 milion e 120 mijë lekë te vjetra, ndërsa e infermierëve rreth 720 mijë lekë. Kurse me rritjen tjeter, vitin e ardhshëm paga për mjekët e përgjithshëm do të shkojë në 131 mijë dhe 87 mijë për infermierët.
“Është rritja më e madhe historike e pagave. Kjo rritje pagash është një pasqyrë direkte e rritjes së ekonomisë që ka pësuar edhe goditje të forta. Kjo do të thotë se paga e mjekëve të përgjithshëm do të rritet do të shkojë në 112 mijë lekë, ndërsa e infermierëve rreth 72 mijë lekë.
Me këtë rritje ne shkojmë në nivelin e lartë të rajonit. Paga mesatare në vendin tonë do të shkojë në 900 euro, nuk janë ato të Gjermanisë por nga ana tjetër dhe shtëpitë në Gjermani i kanë më të kripura eurot”, tha Rama.