Monika Kryemadhi ka habitur me deklaratën e bërë mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Java’ në RTSH.
Teksa fliste për ndryshimin e sistemit dhe pamundësisë së njerëzve për të përballuar jetesën. Kryemadhi tregoi se tani e priste shoferi te dera dhe shkonte në shtëpi me makinë, por tregoi se kishte frikë se askush nuk do kujdesej për të kur të plakej.
“Këtu është çështja e një sistemi, i cili duhet ndërtuar për të gjithë. Sot jemi të gjithë të rinj, mund të kemi para mund të kemi edhe pushtet. Unë do të dal nga studioja juaj më pret makina, kam shoferin dhe shkoj në shtëpi. Kur të jem plak 80 vjeç s’do të kem fuqi.
Kush do më vizitoj. Do të më gjejnë të vdekur në shtëpi dhe do qelbem erë se nuk do të këtë njëri që do më shikojë, sepse do mungojë sistemi”, tha mes tjerash., u shpreh ndër të tjera Kryemadhi.