Premtimi i Donald Trump për të falur mbështetësit që sulmuan Kapitolin e SHBA më 6 janar 2021, ishte “deklaratë diktatorësh”, paralajmëroi këshilltari i Shtëpisë së Bardhë Richard Nixon.
“Nëse kandidoj dhe nëse fitoj,” tha ai, duke iu referuar zgjedhjeve presidenciale të 2024, “ne do t’i trajtojmë ata njerëz nga 6 janari me drejtësi. Ne do t’i trajtojmë me drejtësi. Dhe nëse kërkon falje, ne do t’u japim falje sepse po trajtohen kaq padrejtësisht”, theksoi Trump.
Më shumë se 700 persona janë akuzuar në lidhje me sulmin në Kapitol, ku vdiqën 7 persona, teksa mbështetësit e Trump tentonin të ndalonin certifikimin e humbjeve në zgjedhje. Nga ana tjetër, më shumë se 100 policë u plagosën. 11 anëtarë të ekstremit të djathtë Otah Keepers janë akuzuar për rebelizëm, ndërkohë vetë Trump u fajësua për nxitje të trazirave.
Dhjetë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve votuan për shkarkimin, por Trump u shpall i pafajshëm kur vetëm shtatë senatorë republikanë e shpallën atë fajtor. Kjo e la të lirë për të kandiduar sërish për post.
John Dean , 83 vjeç, ishte këshilltar i Shtëpisë së Bardhë nga viti 1970 deri në 1973 përpara se të përjashtohej dhe të ndalohej si rezultat i skandalit të Watergate, i cili çoi në dorëheqjen e Nixon në 1974. Dean iu përgjigj Trumpit në Twitter.
“Kjo është përtej të qenit një demagog për gjërat e diktatorëve,” shkroi ai . “Ai po kundërshton sundimin e ligjit. Dështimi për t’u përballur me një tiran vetëm inkurajon sjelljen e keqe. Nëse amerikanët që mendojnë nuk e kuptojnë se çfarë po bën Trump dhe farë duhet të bëjë sistemi i drejtësisë penale, ne jemi të gjithë në telashe të mëdha!”