Familja e një ylli televiziv në Shtetet e Bashkuara po i bën thirrje presidentit Trump që të ndërhyjë në çështjen e një rasti deportimi.
Bashkëshorti i Teresa Guidice, e njohur për rolin e saj në serialin “Real Houseëives” është urdhëruar që të kthehet sërish në vendlindjen e tij, Itali.
Joe Guidice, i cili është pjesë e shfaqjes shkoi në Shtetet e Bashkuara kur ishte foshnje, por nuk u bë kurrë shtetas. Kohët e fundit, ai përfundoi burgun federal prej 41 muajsh rreth një cështje mashtrimi miliona dollarëshe.
Pas lirimit, ai u transferua në një qendër paraburgimi në ShBA për Imigracionin dhe Doganën në Pensilvani. Sipas ligjit amerikan, banorët e përkohshëm që kryejnë krime mund të dëbohen nga vendi. Guidice u burgos për një sërë akuzash të lidhura me mashtrimin.