Urimi i festës së Pavarësisë me foton e diktatorit Enver Hoxha nga deputetit Bujar Çela u soll sërish në vëmendje mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Open”.
Sekretari i Partisë Komuniste në Shkodër , Gjon Bruci mbështeti veprimin e Çelës, ndërsa shtoi se 70% e shqiptarëve duan që të kthehet komunizmi.
“Mbi 70% sot kërkojnë kohën e Enver Hoxhës dhe Bujar Çela vjen nga baza ndaj ka këto mendime. Alibeja ka 30 vjet bashkë me Milon i kanë pas zyrat dhe mund të hapnin dosjet e thonit që Bruçi ka dënuar këtë dhe këtë.
Ne qeshim me njeri-tjetrin. Çela thotë një të vërtetë të thjeshtë që nëse ka një person që gjyshi apo gjyshja ka drejtuar luftën le të vijë këtu. A e kuptoni që në Shkodër nuk festohet 29 Nëntori, Këtu bëhet fjalë për të zhdukur luftën. Alibeaj e di shumë se nipi i kujt është”, u shpreh Gjon Bruçi.
Ndërkohë Enkelejd Alibeaj u revoltua me deklaratën e Bruçit, duke thënë se ne jemi një shoqëri fatkeqe, madje në një moment i ka kërkuar drejtueses së emisionit që t’i ndërpresë fjalën këtij të fundit.
“E kupton sesa ke keq është shoqëria shqiptare që u jep hapësirë fantazmave të tilla. Kjo shoqëroi ka 30 vite që nuk ka bërë asnjë akt pendese për aktet që ka bërë.
E kuptoni sesa fatkeq jemi, do e mbyllësh gojën ti tani se të dëgjova. Keqardhje për brezat që po rriten tani me këtë frymë. 30 vite tranzicion i stërzgjatur, nuk e dimë sesa ka të internuar. Ne si shoqëri duhet ta kalojmë këtë të gjithë. Ne kemi frikë që të hapim dosjet. PS sa ka ardhur ka shfrytëzuar ligjin”, tha Alibeaj.