Aktorja Sesilja Plasari është shfaqur sërish pas reagimit të saj të fundit ku deklaroi se do të prishte procesin e zgjedhjeve dhe kërkoi që të shkojë në një qeli me karikaturistin Bujar Kapexhiu. Por aktorja që mbahet mend vetë në një rol me Frederik Ndocin nuk ka aq kapacitet për ta shprehur artistikisht urrejtjen ndaj Edi Ramës. Me shumë gjasa ky është një shkrim i bërë nga ungji i saj profesor Aurel Plasari, i cili sikurse Sesilja është një kundërshtar i betuar antirama. Sesilja 20 vjtë në Francë na bënë të dyshojmë për ato që i kaq bërë Edi Rama sepse nuk ka patur asnjë lidhje me teatrin në Shqipëri.
Regjizorja emigrante ka komentuar debatin për teatrin duke kaluar në propozime ekstreme.
Ajo sugjeron që kryeministrin Edi Rama ta shohë në gijotinë, mekanizëm ky që përdorej në të kaluarën dhe që përdoret ende në disa vende borgjeze për t’u prerë kokën atyre që dënohen me vdekje.
“Por, a do të doja, sinqerisht, ta shihja të kaluar, një të sëmurë, një “të pafajshëm” (kartelat e fshehura një ditë dalin në dritë lehtë) në gijotinë ? Po. Më mirë një i pafajshëm kurban sesa populli i tërë. Po. Që të mos guxonte më njeri të sillej siç është sjellë ai me atdheun”, shkruan Plasari e cila vijon me “E di që mund t’ju duket e tmerrshme kjo që them, por ju siguroj që e tmerrshme më duket edhe mua vetë të parës. Këtë tmerr nuk fal dot”
Ndër të tjera ajo shkruan:
“E vetmja mënyrë për të shpëtuar nga një njeri i tillë është ta abandonosh, ndërsa ai nuk ju abandonon kurrë, sepse nuk mund të jetojë pa manipuluar. Për të mos folur për të tjera patologji… Por, a do të doja, sinqerisht, ta shihja të kaluar, një të sëmurë, një “të pafajshëm” (kartelat e fshehura një ditë dalin në dritë lehtë) në gijotinë ?
Po. Më mirë një i pafajshëm kurban sesa populli i tërë. Po. Që të mos guxonte më njeri të sillej siç është sjellë ai me atdheun. Që barku që e polli, jo ai i nënës biologjike por i despotizmit, i diktaturës, të tkurrej e të mos pillte, në seri, një tjetër Ramë nesër, sepse rreziku është krejt i mundshëm. Po. Që të mos bëhej permanent ky sistem që i pjell këto mostra, jo vetëm te ne, por si mësim dhe si rikujtim edhe për vendet e tjera, edhe për Europën. E di që mund t’ju duket e tmerrshme kjo që them, por ju siguroj që e tmerrshme më duket edhe mua vetë të parës. Këtë tmerr nuk fal dot”, nënvizon Plasari, raporton gazeta “TemA”.