Nëntë deputetë të Kuvendit të Republikës kanë bërë një kërkesë, përmes së cilës kërkojnë mbajtjen e një seance dëgjimore me kryetarin e Shërbimit Informativ Shtetëror. Kreu i këtij institucioni, Helidon Bendo do të thirret në Komisionin e Sigurisë për t’u pyetur në lidhje me deklaratat e bëra nga kreu i Shtetit, Ilir Meta.