Ka zgjatur vetëm një vit makthi i tifozëve shkodran, 5 javë përpara përfundimit të sezonit, Vllaznia siguron matematikisht rikthimin në elitën e futbollit shqiptar. “Djepi i futbollit” shqiptar feston me një fitore të pastër 3-0 në fushën e Erzenit rikthimin e tyre aty ku i takon, në Superligë.
Në fakt ishte thjeshtë çështje kohe që kjo të ndodhte, ishte vetëm llogari matematikore, pasi në asnjë moment Vllaznia nuk e diskutojë rikthimin në Superligë. Ajo që kishte ndërtuar Hasan Lika, e trashëguar nga Agim Canaj, nuk kishte konkurrent në grupin A.
Në këtë trasnfeta gjithçka u zgjidh në pjesën e dytë, por shifrat dhe autorët kanë pak rëndësi, tani është koha për të festuar rikthimin e Vllaznisë. Me apo pa presione, Vllaznia i kishe munguar shumë Superligës, një qytet që e dashuron futbollin, jeton me të dhe tashmë mund të mendojnë të qetë për të ardhmen.