Ajo është milionerja më e re në Britani, por gjithashtu është shumë e vetmuar. 23-vjeçarja ishte vetëm 17 vjeç kur fitoi llotarinë me 1 milion paund, dhe shpreson që shumë shpejt të gjejë dashurinë e jetës.
Jane Park ka ndryshuar totalisht që nga momenti kur fitoi lotarinë, pasi e llaston veten me makina, pushime luksoze dhe ndërhyrje kirurgjikale gjithashtu. Milionerja ka hapur një website ku u lejon të gjithë meshkujve të aplikojnë si i dashuri i saj, me një ndihmë vjetore prej 60 mijë eurosh në mënyrë që ai të përballojë shpenzimet e saj nëpër darka dhe spa.
I gjithë procesi i daljeve me meshkujt do të filmohet dhe do të bëhet pjesë e një dokumentari që pritet të transmetohet vitin e ardhshëm. Gjithsesi Jane është shprehur se jeta e saj ishte më e mirë kur nuk kishte kaq shumë para, shkruan Mirror.