Në historinë e Shqipërisë, djegia e mandateve të opozitës në vitin 2019 ishte rasti i dytë. I pari është pikërisht në trupën e parë legjislative. Këshilli Kombëtar i emëruar në kongresin e Lushnjës kishte 38 deputetë. Disa prej tyre u betuan me vonëse.
Mbledhja e parë nisi më 27.3.1920, që shënon edhe nisjen e jetës parlamentare shqiptare. Më 15.11.1920, Këshilli Kombëtar zhvilloi mbledhjen e findit të tij të 70-të që ishte edhe e fundit, votëbesimin e qeverisë së Iljaz Vrionit (që vinte pas asaj të Sulejman Delvinës së zgjedhur në Lushnjë).
Nuk do kishte më mbledhje tjetër sepse nuk qe e mundur të mblidhej sërish organi legjislativ. Para deklaratës së madhe, disa deputetë deklaruan dorëheqjet:
1-Abdurrahman Krosi
2-Dine Dema
3-Dine Maqellari
4-Halim Çela
5-Arkimandrit Visarion Xhuvani
6-Osman Lita
7-Kolë Thaçi
Më 24 nëntor 1920, si reaksion, 18 deputetë të tjerë, deklaruan dorëheqjet nga mandatet e tyre, këta deputetë:
1-Dhimitër Kacimbra (kryetari)
2-Qazim Koculi
3-Beqir Rusi
4-Neki Ruli
5-Pilo Papa
6-Hafiz Xhemal Naipi
7-Hysen Vrioni
8-Bektash Cakrani
9-Llambi Goxhomani
10-Hafiz Ejup Sabriu
11-Ramiz Daci
12-Irfan Ohri
13-Adem Gjinishi
14-Qazim Dyrmishi
15-Kiço Koçi
16-Myqerem Hamzaraj
17-Sadullah Tepelena
18-Xhemal Shkodra
Kësisoj bëheshin 25 deputetë nga 38 që ishin gjithsej. Iu hap rruga zgjedhjeve të para që u zhvilluan në prill 1921.
Kryetari i Këshillit Kombëtar, Dhimitër Kacimbra dhe vula e parë e institucionit/Kastriot Dervishi