Ish-presidenti Alfred Moisiu ka komentuar mbrëmjen e sotme vendimin e partisë më të madhe opozitare, Partisë Demokratike, për të dalë nga Parlamenti duke djegur mandatet.
I ftuar në emisionin ‘Përballë’ të gazetarit Lutfi Dervishi, Moisiu u shpreh se PD është forca me e madhe opozitare, por ka shembuj në botë që dhe parti të mëdha janë zhdukur.
Sakaq, ish-presidenti ka theksuar se politikanët që u tërhoqën nga mandatet, duhet të krijojnë një klimë mirëbesimi me politikanët që kanë mbetur në skenë.
“PD forca më e madhe opozitare politike.
Por ne kemi shembuj në botë që parti politike janë zhdukur.
Puna është që pavarësisht se këta politikanë u tërhoqën, kanë detyrë për hir të kontributeve që kanë dhënën, të paktën të ndihmojnë për të krijuar një klimë mirëbesimi me politikanët që kanë mbetur në skenë”, ka thënë Alfred Moisiu.