Kryministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook, pamje nga rezidenca e banesave në Vaqarr për të gjitha familjet që iu prishën shtëpitë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
shtepitevaqarr
Ai shkruan se kjo është shëmbëlltyrë e solidaritetit shqiptar e të bashkëpunimit me Fundjavën Ndryshe.
Postimi i Edi Ramës:
Mirëmëngjes dhe me pamjet e transformimit të rezidencës së re që hapi dyert në Vaqarr, shëmbëlltyrë e solidaritetit shqiptar e të bashkëpunimit me Fundjavën Ndryshe, ju uroj një të diel të paqtë.
Kujtojmë se një ditë më parë, kryeministri Rama sëbashku me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, u dorëzuan çelsat e bllokut të parë të banesave disa qytetarëve të prekur nga tërmeti.
“Sot jo vetëm kthehen në shtëpi, por kthehen në shtëpi shumë më të mira se ato që humbën. Kanë sot më shumë sec kishin kur i goditi ajo tragjedi e madhe” – theksoi Rama një ditë më parë.