osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dje Luli ia “nguli” edhe Bardhit edhe Mulit… !

Dje Luli ia “nguli” edhe Bardhit edhe Mulit… !

Nga Anri Bala

Lidershipi i opozitës së marrë peng, opozitë me nder i thënçin, ka në përmbatje ca drejtues që nuk kanë asnjë lidhje me opozitarizmin por janë ca ushtarë me pushkë druri, që Sali Berisha i ka hedhur në rrugë për të mashtruar dhe organizuar turin e destabilizimit dhe të anarkisë në Shqipëri, duke u tallur me qytetarët me ngjyrim apo pa ngjyrim politik, të cilët kërkojnë ndryshimin, megjithëse janë në vendin e gabuar në kohën e gabuar.

Të protestosh për veten duke shkatërruar e djegur qytetin, si i indinjuar prej një vendimi gjykate, vetëm sepse ty sot… të ra sharra në gozhdë me një trup gjyqtarësh të sistemit të drejtësisë që qelbej erë, kur me mijëra qytetarë pa mburojën e pushtetit janë dënuar “pa gjyq”, sepse nuk kanë pasur mundësi të paguajnë haraçin e vendosur nga togat e zeza, e ta thërrasësh popullin të të solidarizohet dhe të të bashkohet duhet të kesh… guxim idioti

Rama nuk na erdhi nga qielli mor sharlatanë! Aty ka qenë 12 vite, përballë jush, kllounët e mirëpaguar që qeshnit e fërkonit barkun me batutat tuaja…

Përballë jush, tufës së miopëve që nuk e shihnit hijen e tij të rëndë, pasi ju ishit të barabartët midis të pabarabartëve. E nëse Rama ka kontrolluar drejtësinë, ju çfarë keni bërë këto 12 vite kur ai sipas jush me drejtësinë e uzurpuar lëshonte zemërimin dhe indinjatën e tij popullit, këtij populli pa imunitet, që sistemi i këtyre hienave u ka zhvatur pronat… kacidhet e fundit… i ka zhytur në borxhe… u ka grisur xhepat, e i ka damkosur, duke mos i’u a kursyer as dinjitetin?

Ai grushti që u mblodh dje me bluza dhe pankarta “Free Berisha ose Salianji”, vërtetë mendoni se do ua zgjidh problemet e kësaj klase që pretendon se ndihet e persekutuar nga regjimi i Edi Ramës… pra të atyre dhe të familjeve të tyre, nëse lirohet Berisha dhe Salianji?!

Kurrë, askush se beson, por është një arsye që dy liderët imagjinarë të mburren para Berishës, se ata bënë të pamundurën për të dhe Muli me bluzën e famshme me portretin e tij, por edhe Bardhi me këmishën blu të partisë që për hirë të së vërtetës, lirimin e Berishës e kishte në mendje dhe nuk donte t’ia lexonte njeri dashurinë për Babain e Xenit.

Mirëpo Bardhi me Mulin ishin aq larg me njëri tjetrin, si armiq të bashkuar nga lufta kundër armikut të përbashkët Edi Rama, sa të friksonin me dashurinë e akullt mes tyre. Megjithatë, guida turistike “Mosbindja civile me molotov” e kreu misionin e saj.

Pasi dogjën disa pemë, thyen disa reklama, sulmuan disa policë, ambulanca dhe skuqën me molotov dyert dhe dritaret e instuticioneve, i drejtuan protestuesit e zhgënjyer te Xhamia e Namazgjasë për tu treguar resursin e fundit turistik, para së turi të përfundonte me një grusht turistësh farefisnor te shtëpia e tyre politike e fituar me aq djersë e mund nga lufta midis llojit, me strateg gjeneralin Berisha dhe kapterin Basha.

Shumë nga protestuesit ishin të hutuar dhe nuk po e kuptonin se ku ishin, përse ishin aty dhe çfarë kërkonin, kur në protestat e drejtuar nga Basha të paktën ishin të bashkuar deri në këndimin e himnit kombëtar, kurse këtu mbasi Muli foli për fitoren, ata pak ndjekës që ishin thirrën: Berisha, Berisha… dhe Mulit iu tha pështyma në gojë, sepse pasi “trembi” Ramën në Surrel, mendoi se çfarë do i thoshte Berishës për turin e dështuar në Tiranë të organizuar nga ai dhe Bardhi. Militantët mund ti gënjesh, por Berishën nuk ka asnjë shans.

Ndaj puna është “zi e më zi” nëse Berishës që vuan nga demenca do i dalin vegimet të protestave të Bashës dhe nuk mund ta mashtrosh me dështimet e tij që për qytetarët as që krahasohen me këtë protestë karikatur.

Të gjithë e dinë se Lulzim Basha ka qenë shumë më efektiv dhe i përkrahur në protestat e tij, ndaj ai as që u afrua duke pritur mutacionin e shëndrrimit në klloun të dy gjoja politikanëve, që nuk e kuptojnë se nuk bëhesh lider me firmën e Saliut por me firmën popullore.

Madje duke parë nivelin e këtyre drejtuesve, edhe Monika e Ilir Meta i braktisën, duke refuzuar në mënyrë të heshtur pjesëmarrjen në kllounadën e tyre.

Të njëjtën gjë bëri i gjithë konglomerati i politikës opozitare pa ngjyrë, fe, ide dhe moral, të fshehur mes turmës dhe të penduar me talljen që i’u bënë, duke i braktisur sipas fjalës së urtë… “kur ndjen rrezikun këmbët e shpejta faqja e bardhë”.

Kjo kllounadë, që kurrsesi nuk quhej as mosbindje civile, as protestë, as revoltë, pati dy fitues… qeverinë që sot i tregon këtë copë opozitë si shembëlltyra e turpshme e demokracisë dhe Lulzim Bashën, që nuk u bë pjesë e këtij procesioni funebër për lidershipin e PD dhe riktheu edhe një herë demokratët disa vite pas, kur protestat e drejtuar nga ai ishin shumë më dinjitoze dhe të fuqishme, madje i arritën disa nga qëllimet e tyre pavarësisht se u keqpërdorën.

Pra Luli ua nguli… edhe Bardhit edhe Mulit… dhe është në dorën e demokratëve të vërtetë për ta kuptuar… se me këto dy lidera opozita e copëtuar do shkoi drejt asimilimit nga Edi Rama, që i duhet Saliu në dritare dhe Bardhi dhe Muli si drejtues të opozitës, dy armiq të fshehur me njëri tjetrin, që nuk ka kryeplak PD-je që i bënë miq. /Ekskluzive.al