Monika Kryemadhi thotë se listat duhet të hapen 100% kur dje sëbashku me Luli Bashën asqë pranonin të diskutonin. Por duke parë se hapja e listave do votohej me datën 30 korrik dhe duke qenë të bindur se tashmë çdo gë ka marrë fund, sepse është dëshira e qytetarëve dhe vendimi deputetëve që kanë votën, për të mos u diskretituar pranuan atë që në fakt nuk kishin asnjë mundësi ta ndalonin.
Si intrigant bënë një shtesë të draftit të diskutuar nga mazhoranca dhe opozita parlamentare si frikacaku që mburret nga me hijen e tij…të hapen 100%.
Pas dakordësisë si Opozitë e Bashkuar, morën flamurin të gjithë ish lehsit kunder hapjes se listave dhe mes tyre njëra nga zërat e opozitës rrugore, Kryemadhi, shkruan në një postim në Facebook se askush, përfshirë dhe kryetarët nuk duhet t’i fshihen gjykimit të popullit.
“PO listave të hapura 100%.Askush, përfshirë dhe kryetarët të mos i fshihen gjykimit të popullit!
Koha për ndryshim cilësor që fuqizon zërin e qytetarëve dhe jep shpresë për ndërtimin e të ardhmes në Shqipëri, si një shtëpi e të gjithë shqiptarëve. ” Çfarë kameleonësh! /Ekskluzive.al