osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dje 106 vjetori i lindjes! Vangjel Grabocka, plaku i mençur dhe i heshtur i ekranit…i paharruar

Dje 106 vjetori  i lindjes! Vangjel Grabocka, plaku i mençur dhe i heshtur i ekranit…i paharruar

Vangjel Grabocka (1913-2006). Aktor. Lindi me 15 prill 1913 në fshatin Grabocke te Korçes, ne nje familje patriote.

Familja e tij do te shperngulet ne drejtim te Korçes kur ai ishte fare i vogël. Pas aktivizimit te suksesshem ne levizjen Teatrore Amatore te qytetit te lindjes, ne vitet ’30, si kengetar dhe si aktor, u perzgjodh nga regjisori Sokrat Mio* per te luajtur rolin e doktor Shtokmanit ne dramen Armiku i Popullit e H. Ibsenit, shfaqje qe pati nje sukses te jashtezakonshem ne vitin 1935 dhe qe cmohet si nje nga figurat me te arritura te vete aktorit.

V. Grabocka ishte nder 10 aktoret themelues te teatrit “A.Z. Çajupi” te Korces*, me 1950. Luajti ne skenen e ketij teatri rreth 140 role, ne 53 vjet karriere, me se shumti karaktere: fshatare te ndershem e atdhetare, njerez te thjeshte, zemerbardhe e me vlera morale, sikurse edhe tipa me mbartje negative, njerez cinike, tinezare, patriarkale e autoritare.

Ne mjaft nga rolet e tij ne shfaqjet: Rrenjet e thella (Sentori Lengton), Makar Dubrava (Makar Dubrava), Engjejt e sketerres (dr. Llokvud), Keneta (Gjik Dolani), Votra e huaj (Martini), Me gjuhen e pushkes (xha Zeneli), Koprraci (Anselmi), Plumbat e shkronjave (Marjani) etj., bie ne sy kujdesi per ta karakterizuar figuren kryesisht me mjetet shprehese qe burojne nga rrafshet e perjetimt te brendshem aktorial, nga pershtatshmeria e mire psikofizike, sikunder edhe nga afria ndjesore ndaj personazheve e situatave ku ata vendosen.

Kjo u vu re edhe ne portretizimin qe i beri rolit te Kristos te drama Lulja e kujtimit e Foqion Postolit*, apo Akimi varfanjak, shpotites e ironik te drama me te njejtin titull e Viktor Eftimiut*. Gjithashtu, figura e avokatit meskin, dinak, kinse te edukuar ne dramen Te pamposhturit e Minush Jeros*, me tutje roli i gjyshit te pjesa lirike Shtepia ne rrugice e Teodor Lacos*, ishin role qe mbeten gjate ne kujtesen e publikut. V. Grabocka dallohej nga nje vemendje kah elementet plastikore te lojes ato qe buronin prej sarkazmes e groteskut, nga humori popullor, te cilat pershfaqeshin ne nje forme te cliret, si gjendje te shpenguara fizike dhe si menyra te vetvetishme te gjestit, trajtes apo intonacionit te te folurit, levizjes se bere, te sjellurit, mimikes shprehese etj.

Shume karaktere komike ka realizuar edhe ne shfaqjet e Estrades se Korçes*, si dhe ka marre pjese si kengetar ne tri opereta, nder to opereta e pare shqiptare Agimi e K. Konos, me 1953. nje galeri rolesh te dyta, rreth 13 te tilla, qe mesonin tipa e karaktere te njemendte, prore natyrale, ka krijuar ai edhe ne kinematografi, ku vecohen: Bamke Qylollari te filmi I teti ne bronz, rolet e cobanit te Perballimi dhe I treti, Atdhetari tek Udha e shkronjave, Idrizi Cenko tek Agimet e stines se madhe, Kozi te Nentori i dyte, Rushani te Streha e re, kryeplaku te Kush vdes ne kembe etj. Ndahet nga jeta ne 9 prill 2006. V. Grabocka mban titullin Artist i merituar.