Partia “Djathtas 1912” është e para parti që deklaron votën pro për zgjatjen e mandateve të prokurorëve të SPAK.
“Djathtas 1912”, deklaron mbështetjen, edhe me votën tonë pro në Kuvendin e Shqipërisë, çdo nisëm ligjore që synon zgjatjen e mandateve të prokurorëve të SPAK.
“Djathtas 1912”, e mbështet fuqimisht të gjithë veprimtarinë e SPAK-ut, në këto 5 vite ekzistencë të këtij institucioni, pavarësisht kërkesës së opinionit për veprime ligjore më të vendosura.
Për ne, SPAK mbetet i vetmi institucion që mundet dhe lufton korrupsionin në këtë vend.
Sot që flasim, 70% e opinionit publik e inkurajon dhe e mbështet SPAK-un.
Edhe pse në 33 vite, Shqipëria ka dështuar në barazinë para ligjit, institucionet e drejtësisë, SPAK dhe GJKKO, janë shpresëdhënëse, ndaj dhe ne i mbështesim ato në mënyrë të pakushtëzuar për sa kohë do të sjellin një standart të ri në vënien e drejtësisë në vend!