Sali Berisha ka afruar tek Foltorja djalin e ish presidentit të ndjerë Bujar Nishani.
Pas braktisjes së shtetësisë shqiptare, Ersi Nishani po i jep një dorë Berishës për të mbajtur nën kontroll Partinë Demokratike.
Duket se ftesën për t’i hyrë politikës e ka marrë pasi zgjodhi të heqë nga arkëmorti i të atit kurorën e dërguar nga ish kryetari i PD-së Lulzim Basha.
Ai fton shqiptarët të rrëzojnë Edi Ramën.
Postimi i plotë
Sali Berisha e ka fituar betejen e tij me historine!
Fleterrufeja e fundit me shume sesa nje sulm personal ndaj Sali Berishes eshte nje perpjekje, disi zhgenjyese, per te percare dhe dobesuar opoziten dhe per rrjedhoje demokracine ne Shqiperi. Opozita shqiptare ne 8 vitet e fundit po shkonte drejt asgjesimit. Rikthimi i Sali Berishes ne krye te saj eshte nje shkendije shprese jo vetem per ne demokratet, por per te gjithe ata shqiptare, te cilet duan te clirohen nga kthetrat e regjimit banditesk te Edi Rames.
Sot demokracia ne Shqiperi eshte me e dobet se kurre ne keto 30 vite. Sot partia shtet ka kapur cdo institucion te varur e te pavarur, ka ndryshuar kushtetuten me mandate te blera pa perfillur as edhe nje cast vullnetin e popullit, ka ndyshuar kodin zgjedhor dhe ne bashkepunim me krimin ka bere cdo gje per ta pamundesuar voten e lire dhe rotacionin e pushtetit.
Winston Churchill, titani i politikes britanike dhe asaj boterore thoshte:
“ Ne fund, dedikimi me i madh ndaj demokracise eshte njeriu i thjeshte, pa pushtet, i cili niset drejt kutive te votimit me nje laps ne dore e vendos nje kryq ne nje cope letre – asnje lloj thirrje apo retorike nuk do te ul kurre rendesine madhore te ketij akti.”
Prandaj dhe shqiptaret ne diten e votimit, nuk do te kete fleterrufe qe ti ndaloj te ushtrojne aktin primar te demokracise dhe te shporrin regjimin banditesk te Edi Rames! ✌️????????????????