Nga Akil Ylli
Cmendja e Maliqit, u dha mundesi gjithe atyre qe deri me sot, ende nuk isnin te bindur plotesish, qe perfaqsuesit e opozites bashke me taborret haxhiqamilse te atashura rreth saj, jane trashigimtaret e asaj pjese te shqiptarve, qe historikisht kane perfaqsuar antishtetin. Mjafton ti çfletosh perciptasi faqet e historise, dhe do shohesh qartazi, se gjithmone kur kemi qene ne prag te vendimeve te madha, bash njat here, ky soj antishtet ka sabotuar gjithçka. Fare e keqe!
Ndryshe nga kaluara, kur gjeoplitika dhe mentaliteti kohes ishin ne dizfavor te kombit, dhe kjo lukuni arrinte te lulzonte, sot eshte krejt ndryshe. Bota ka evoluar ne te gjitha aspektet. Ne ate shoqeror, politik e kulturor. Per fatin tone te mire, sot e kemi eren ne favor. Si asnje here me pare, i kemi te gjitha mundesite, ti lajme duart nje here e mire me ta. Ti varrosim perfundimisht!
Te gjendur ne pike te hallit, nen dushin pervelues permanet nderkombtar, te mbetur pa nje grremç ku te varin shpresen, e vetmja alternati qe ju ka mbetur, eshte te provojne mundesine e fundit: Sulm per te rivendosur antishtetin, si streh e fundit e mbijeteses se maskarejeve! Duke perdorur gjithe arsenalin prehistorik, dhunen verbale te perditeshme, dhunen neper rruge e ndaj institucioneve, shantazhin me rrumpallen antiligjore alla Maliq, qe prodhojne here mbas here, aty ku vegjeton akoma soji i tyre, mendojne qe do ti friksojne dhe permbusin verdiktin e shumices se shqiptareve, dhe do ti detyrojne ata, ti nenshtrohen vullnetit te tyre barbaresk, mbreterimit te kaosit, ku parimi kardinal i funksionimit te shtetit eshte: Bjeri i forti t’ligut!
Per t’ju dhene nje dore, kane shkrepur pistoleten e startit, per gjithe argatet e graduar si opiumoniste. Te cilet, me zellin e pashoq te seres se tyre, kane shkelur gazin ne derras dhe po i ngasin motoret e llomotitjeve pa dogane, drejt honit te çburrerimit, aty ku e dine qe i pret me krahe hapur, mizeria e sharjeve me rrac e me koc, deri ne brezin e shtate. Per hire zanatin, sakrifikojne gjithçka!
Nkolla, Bubazhela, Qima, profesore te pjerdhur profesionalisht e akademik te telendisur ne matufe mediatik, zhgarravisin nga mengjezi ne darke, paranojat e tyre, me te cilat gajasin me te madhe edhe hamallat e brigades se Xhimit te Qotheres. Nuk kane faje qyqaret. Argatet nuk njohin alternativ tjete, perveç te rrugtuarit pas bishtit t’kalit te agajt. Me aq neuron sa i ka fale zoti, per here te pare ne jeten e tyre, ndoshta aksidentalisht, kane ardhe ne perfundim, qe perendimi i halldupve pulitik, erreson perfundimisht dhe te ardhmen e tyre. Nuk i puneson ma kush, as si pastrues qenefesh, ne institucionet mediatike!
Edhe pse eshte nje beteje vendimtare, nuk do te thote, qe si kunderpergjigje, duhen perdorur inisiativa te jashtzakonshme. Mitingje madheshtore, turli tipe revolucionesh e gjetje te tjera bombash sociale, karakteristika te lukut bolshevik. Zgjidhja eshte fare e thjeshte. Shqiptaret jane te lutur te vazhdojne jeten e tyre te perditshme, pa e bere qefin qeder. Ne te tilla raste, e vetmja arme e shkatrrimit ne mase, te cilen mund ta perdoresh, pa te hyre ferre ne kembe nga Gjykata e Hages, kunder ketyre krijesave te ringjallura pa din e iman, eshte respektimi rigoroz i ligjit. Atij i dridhen, si djalli temjanit!
I gjithi ky stermundimin qe kane ndermare, buron pikerisht nga frika dhe tmerri i rivendosjes se ligjit. I mbushin poturet prej tij. Jo vetem se ju ç’orjenton busullen e ndryshkur, e nuk dine te pershtaten dhe ti gezohen jetes ne boten e ligjshmerise, por ju kujtohen, ububujaa, dhe zullumet qe u kane bere shqiptarve. Kane fillu me i numru me gishta, ditet qe kane mbetur, derisa t’ju hapen qytapet e gjynaheve. Yyyyyyh, do qelbet dynjaja!
Por qe gjithçka te behet realitet, eshte e nevojshme qe maxhoranca, ti qendroje besnike, besimit qe ka marre prej Sovrani. Te vihet ne sherbim te plote te vullnetit te shumices, pa shperdoruar nje milion shuplakat, sepse per ndryshe, jo qe jo, s’do shohim ne horizont fundin e pritshem te tranzicionit, por do perjetojme rifillimin e tij, qysh nga e para. Lamtumire dhe pershtypjes, qe kemi bere ca hapa para!
Kjo maxhorance deri me tash, per hire se te vertetes, ka ditur ta perballoje me sukses, te gjitha llojet e shantazheve dhe provokimeve ne seri, te çartallozeve pulitikaj. Here me lajka, here me ofrime postesh, ja ka dale te frenoje perkohsisht, dellin e saj antishtet, por pa ja arritur te shuaj urine e saj atavike, per kontrollin e plote te pushtetit dhe pasionin e madh per shkatrrimin e Shtetit.
Shpresojme, qe ta fitojne dhe kete beteje. Eshte e fundit fare. Me perfundimin me sukses te saj, ndoshta shqiptaret ja falin dhe gabimet, apo ndonje mekat qe ka bere. Pas kesaj, me rrokullisjen qe kane marre, do perfundojne ne humneren e xhumileve historike. Do lind nje opozit te re, e denje ti besojne gjithe ata opozitare te mire, qe kane mbetur jetim dhe mendojne, se dijna ta bejne me mire nga kjo maxhorance, prosperitetin e vendit. Ooooh, te shijojme me n’fund, paqen sociale!
S’ka nevoje per asnje mrekulli, qe t’ndodhe kjo mrekulli! Eshte elementare. Zbatimi i ligjit. Ai i tmerron, ja u prish gjumin e nates. Tok, tok, hape, jam ligji!Brrrrr!