osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Dixhejllëku” katastrofali i Gjirit të Sarandës: Si përdhunohet publikja nga privatja?

“Dixhejllëku” katastrofali i Gjirit të Sarandës:  Si përdhunohet publikja nga privatja?

Aspekti më i shëmtuar i periudhës me të artë për Sarandës, sezonit veror, është padyshim një lloj kokofonie që gabimisht cilësohet muzikë.

Saranda, si një gji, e akumulon atë dreq zhurme që del nga disa lokale në vijën e parë, të njohura për arrogancë muzikore, duke e çuar atë, dhunshëm drejt gjithë asaj pjese të qytetit që nuk jua kanë për borxh të dëgjojnë atë lloj katrahure fonike që përçohet prej tyre.

Është tipikisht një padrejtësi e rëndë shoqërore ulëritëse. Kjo vlen si për ato e si për anijet, që gjithashtu, përkundër udhëtimeve romantike, prej muzikës që lëshojnë pa karar në volum, si dhe në lloj, destinuar për shpirtëra katundareskë, janë po ashtu pjesë e një kësaj padrejtësie.

Ato janë subjekte private dhe nuk kanë asnjë lloj të drejte që produktet e tyre – muzika në këtë rast – të shkojë përdhunshëm në hapësira publike. Nuk është fjala për rrugën – shëtitoren në këtë rast – por për shtëpitë tona, apo dhomat e hoteleve ku bujtësit duan qetësi, që privati të hyjë pa asnjë pengesë me muzikën e tij, për më tepër të shëmtuar, si ato kasetat e dikurshme në furgona që funksionin dhe me shirit të prishur dhe që shoferi s’i ndërronte kurrë.

Muzika e tyre është për arsye fitimi e kësisoj duhet të jetë e kufizuar brenda hapësirave të tyre private të ushtrimit të biznesit. Më tej jo. Absolutisht jo.

Është tërësisht ndryshe me shfaqje që mund të organizojë Bashkia, koncerte apo evente, të cilat së paku janë të kufizuara në kohë e jo të përnatshme, dhe të cilat gjithsesi kanë një tërheqje publike.

Por llahtara muzikore nga privati që shkon përdhunshëm te hapësira publike, duke privuar nga qetësia dhe njerëzit brenda banesave të tyre, është e pagëlltitshme, e marrëzishme, e patolerueshe.

Nuk mjafton thjesht butoni “of” i tyre në orën 24.00; ata nuk kanë asnjë të drejtë të bëjnë biznes në kurriz të të drejtës së të tjerëve për të mos dëgjuar tixhejllëkun e tyre katastrofal. /sarandacity.al/