osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Divorcin e kërkoi ai”! Amarda tregon historinë e ndarjes me ish-bashkëshortin irlandez: Ruajmë komunikimin…!

“Divorcin e kërkoi ai”! Amarda tregon historinë e ndarjes me ish-bashkëshortin irlandez: Ruajmë komunikimin…!

Një ndër këngëtaret më të njohura të Shqipërisë së Mesme, Amarda Arkaxhiu ka qenë ditën e sotme e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan.

Ajo ka rrëfyer si është jeta e saj profesionale në Amerikë, duke ndarë me publikun dhe detaje në lidhje me atë personale.

Në rrëfimin e saj, ajo tregoi një copëz nga jeta e saj duke treguar si është njohur me ish-bashkëshortin e saj irlandez, ndarjen si dhe marrëdhënien e mirë që ruajnë së bashku, duke dhënë kështu një mesazh për raportet e mira pas ndarjes.

Amarda Arkaxhiu: Unë kam kënduar që e vogël, që 13 vjeç dhe aty e kuptova se e dua skenën dhe nuk i jam ndarë asnjëherë skenës. E kam pasur një këngëtare të preferuar, Parashqevi Simaku. Nuk kam pasur rastin ta takoj asnjëherë. Jam ndjerë mirë, kudo që kam shkuar në dasma, në koncerte, jam ndjerë e shpërblyer.

Rudina Magjistari: Na trego pak përsa i përket historisë së njohjes me bashkëshortin irlandez…

Amarda Arkaxhiu: Para 9 vitesh shkova për koncert dhe jemi njohur në Atlantic City, e kam takuar në kazino. Unë nuk luaja, por aty kishte edhe bar ku shkoja për qejf. Kur ai më ka parë, ka ngelur kështu: Omg.

Shkuam në bar dhe i tha kamarieres, që do ia paguaj pijen asaj vajzës.

Më tregoi kamarierja dhe pastaj i thashë “ok, thanks very much”, sepse vetëm këto fjalë dija anglisht.

Në fakt ne kemi një vit që jemi divorcuar. Ka qenë një periudhë stresuese, nuk mund të them se jam e kënaqur se jam ndarë, ai ishte jeta ime dhe është akoma. Mundohemi që të kemi lidhje sa më të mirë për fëmijën.

Divorcin e kërkoi ai. Pasuria ime është djali. Ai është babai i fëmijës dhe miku im. Prindërit që tregohen egoistë është keq, duhet që fëmijës t’i japësh mbështetje dhe pse ne jemi ndarë duhet t’i themi se tregojmë respekt për njëri-tjetrin.

Rudina Magjistari: A i pëlqente atij muzika tradicionale shqiptare?

Amarda Arkaxhiu: Ai ja bënte vetëm “Opaa” kur dëgjonte muzikë tradicionale shqiptare. Klarineta i dukej si kobra. Ai kënaqej dhe akoma kënaqet sepse kemi ende kontakte. Unë kam pasur vjehrrin dhe vjehrrën që kanë ardhur në koncertet e mia dhe janë kënaqur pa fund dhe po ta vësh re kanë shumë ngjashmëri ajo irlandeze me atë shqiptare.

Rudina Magjistari: A është i shtrenjtë divorci në SHBA?

Amarda Arkaxhiu: Ne jemi divorcuar me mirëkuptim, s’kemi shkuar në gjyq, vetëm me një asistente.

Njerëzit ishin në dyshime, por tani është hera e parë që e shpall këtu historinë e ndarjes me ish-bashkëshortin./m.j