Historia e dy vëllezërve nga Puka që pas divorcit të prindërve detyrohen që të ndahen nga njëri-tjetrit padyshim ka prekur zemrat e shumë shqiptarëve. Në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në “News24” prindërit e dy fëmijëve, Valmira Kola dhe Gëzim Sadria, janë përballur live, ndërsa secili prej tyre ka dhënë versionin me vendimin që dha gjykata për kujdestarinë. Po ashtu ata shpjeguan edhe arsyet e divorcit.
‘BalkanWeb’ sjell intervistën e ish-bashkëshortëve, të cilët janë ‘përplasur’ disa herë live, duke treguar versione të ndryshme për kujdestarinë e fëmijëve.
Debati për kujdestarinë
Kujtojmë se dje ndodhi një situatë e pazakontë në Zyrën Përmbarimore të Pukës, e cila ekzekutoi vendimin që ndau dy vëllezër të mitur Olsin dhe Oltionin. Sipas vendimit të Gjykatës, djali i madh qëndroi me të atin ndërsa, i vogli iu rikthye nënës.
Ka mjaftuar kjo që të shpërthente vëllai i madh, 12-vjeçari Oltioni, i cili mes britmave kundërshtoi ndarjen nga i vëllai, ndërsa u detyruan të ndahen nga njëri-tjetri, teksa do të jetojnë qindra kilometra larg.
Intervista me Valmira Kolën
Hera e parë që ballafaqoheshit në zyrën përmbarimore?
Kam qenë edhe herë të tjera në atë zyrë. Dhe tre herë të tjera. Gjithçka nisi dje nga djali i madh.
Si u menaxhua situata?
Isha me familjen time. Po prisja me ta. Kur erdhi ish-burri me dy fëmijët i takova. I madhi s’më takonte. Djali i madh s’donte të fliste. Kur flisja unë, ai më largohej. Ka dy vite që djali i madh s’më fliste, as më takonte. Kurse Gëzimi, e takonte të voglin.
Fajëson ish-burrin për sjelljen e djalit?
Po ai e ka influencuar. Unë e kam respektuar vendimin e gjykatës. Djalin se kam takuar. Gëzimi e ka takuar sa herë ka dashur.
Kur u bë keq situata?
Kur u vendos që djalin e vogël do ta merrja unë. Atëherë djali i madh u bë keq. Kam shkuar në fshat me polici që kam takuar djalin e madh. Ai më drejtoi gishtin ashtu si dje.
Sa kohë ke qëndruar në Francë?
Kam qëndruar 1 muaj e 20 ditë. Kam qëndruar tek familjarët e ish-burrit për arsye ekonomike.
Ku e latë djalin e vogël kur ikët?
Tek familjarët e mi. Flisja çdo ditë më të, më shumë se një herë. Më ka përcjell vet djali. Kam zëvendësuar në punë motrën e Gëzimit. Dy vjet pa folur me djalin. E kërkoja në telefon, dhe sma nxirrte.
Kur iku djali i vogël tek Gëzimi si e përjetuar?
U bëra shumë keq. S’kisha ku e lija një plakë të moshuar që kujdesesha në Francë. Doja të vija që atë ditë por s’kisha mundësi. Por jam larguar 4 ditë më vonë. Kur ika jashtë vendit e njoftova shkollën. Kisha lënë kujdestar prindërit e mi.
Pse u divorcuat?
Kuptimi i divorcit ka qenë pasi mua më ka ndodhur një fatkeqësi me nënën time dhe më duhet të qëndroja më të në spital 3 muaj. Ai më mori fëmijët dhe kur unë u ktheva në shtëpi dhe ai më tha; pse erdhe. Edhe më pas nisën konfliktet, për një vit nuk më linte të shikoja fëmijët.
Intervista me Gëzim Sadrian
Gezim me çfarë nuk je dakord me Valmirën?
Këto janë çështje që mund të zgjidhen. Unë tash e dy vite që është bërë divorci, e kërkoi vet.
Pse shkuat drejt divorcit?
Çështja kryesore ka qenë moskujdesi ndaj fëmijëve dhe nuk kujdesesha as për të.
A mund të kishe bërë më shumë për familjen?
Kam tentuar që të bëjë të pamundurën që mos të shkonte kjo situatë kështu. As deri tek pjesa shoqërore mos të merrej vesh. As tek familja. Unë doja t’i zgjidhja gjërat pa dhunë. Unë e respektoj, kam dy fëmijë me të. Këto gjëra kanë ndodhur për kapriçot e saj dhe të familjes së saj.
E takoje ti djalin e vogël?
Shumë radhë e kam takuar. Njëherë kur e takova, më mori policia më mbajti 10 orë në komisariat. Djalin e madh sja kam ndaluar kurrë, i kam dhënë dhe në telefon. Fëmija nuk gjuhet në grusht, nuk dhunohet.
Sa herë e ke takuar djalin e vogël?
Asnjëherë sipas vendimit të gjykatës
Si është sjellë djali kur e ke takuar?
Shumë mirë, jemi takuar dhe puthur.