osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Divorci i prindërve e rëndoi psikologjikisht, kërkonte të ëmën: Vajza e mitur vari veten!

Divorci i prindërve e rëndoi psikologjikisht, kërkonte të ëmën: Vajza e mitur vari veten!

Malli për të ëmën mendohet të jetë arsyeja që ka shtyrë një 12-vjeçare në fshatin Buzaishtë të Pogradecit t’i japë fund jetës së saj në një kasolle pranë shtëpisë.

E mitura që u vetëvar këtë të martë, jetonte me babanë, njerkën dhe fëmijët e të atit nga martesa e dytë. Divorci i prindërve të saj dyshohet të ketë rënduar psikologjisht të miturën e cila sipas të afërmeve e kishte takuar të ëmën vetëm 1 herë pas 5 viteve mungesë të saj.

Pas lajmit tronditës, Report Tv shkoi edhe në banesën e së miturës, nga ku për shkak të dhimbjes ende të freskët, familjarët nuk u prononcuan, por mundëm të hidhnim dritë nga të afërmit e saj.

Ramazan Çela u prononcua për Report Tv ku theksoi se vajza nuk ishte rritur në një familje problematike, madje ishin shumë të nderuar në zonë. I afërmi dyshonte se ishte mungesa e nënës së saj ajo që mund ta ketë shtyrë t’i jepte vetes një fund tragjik. Ai tregoi se kur takoi të bijën, i ati i vajzës ishte lutur që të rrinte me vajzën, por kjo e fundit kishte refuzuar. E mitura jetonte në një banesë me njerkën, babanë dhe 2 fëmijët e tij nga martesa e dytë.

“Them ngaqë kishte nënën të larguar, e takoi vetëm 1 herë këtë behar, ka 4-5 vjet e larguar, këtë behar para dy muajsh e takoi, e kërkoi. Nuk e di ka ikur, ju lut ky(babai i vajzës)për ta marrë po ajo(nëna e vajzës) nuk donte, jo nuk jetoj këtu.

Nuk ka pasur asnjë shqetësim, shkonte për bukuri, nuk i ndihej zëri fare. Me vëllezërit dhe motrat e tjera shkonte mirë shumë ajo rriti dhe 2 të tjerë.”- tha Çela për Report Tv.

Sipas burimeve nga policia, vajza e mitur ndodhej e vetme në banesë në momentin që ka ndërmarrë aktin tragjik. Rreth orës 14:10 ishte gjyshja e vajzës që pa mbesën e vetëvarur. Më tej njoftoi fqinjët dhe policinë. Policia thotë se nga hetimet paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e 12-vjeçares, ndërsa grupi hetimor pritet të zbulojë se çfarë e shtyu të miturën që të shkojë drejt këtij vendimi tragjik.

Burime zyrtare thonë se dyshojnë se vajza ishte e rënduar psikologjikisht prej kohësh për shkak të divorcit të prindërve të saj.