osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ditëvdekja e Zogut në Paris: Kush qenë tre mentorët e ish-mbretit?

Ditëvdekja e Zogut në Paris: Kush qenë tre mentorët e ish-mbretit?

Arkivi kujton ditëvdekjen e Ahmet Zogut, një prej figurave më të diskutueshme të historisë politike shqiptare, me titullin Mbret.

Në një biografi të shkurtër, sillet në vëmendje se kush ishin mentorët e parë të tij.

“Si sot më 9 prill të vitit 1961, ndërroi jetë në Paris Ahmet Zogu.

Mbreti i Shqiptarëve, Ahmet Muhtar Zogolli, i biri i Xhemal Pash Zogut dhe i Sadie Emin bej Toptanit, u lind më 8 tetor 1895. Mentorët e tij të parë qenë Dervish Hima, Sali Torra dhe Hafus Ismeti. Në moshën 7-vjeçare do të largohej nga vendi për të vijuar edukimin në Turqi, ku krahas liceut francez të Stambollit kreu kursin e oficerëve rezervë.

Në atdhe do të kthehej më 20 korrik 1912, në kohë për të kremtuar shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Relativisht herët, do të niste rrugëtimin e tij në politikë në postin e ministrit të Brendshëm.

Më 31 janar 1925, do të shpallej President i Republikës Shqiptare, ndërsa më 1 shtator 1928 do të mbërrinte në apogje të karrierës, duke drejtuar monarkinë shqiptare.

Me nisjen e pushtimit italian, u shpërngul nga atdheu për t’u vendosur fillimisht në Greqi, prej nga ku do të merrte udhë një kalvar mërgimi me ndalesën e fundme në Francë.

Në vlerësim të kontributit si shtetar, me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, u organizua një ceremoni zyrtare për kthimin e eshtrave të tij në atdhe, të cilat u vendosën në Mauzoleumin e familjes mbretërore. Gjithashtu, në këtë kuadër, u dekorua nga presidenti i Republikës me ‘Urdhrin e Flamurit Kombëtar’”, shkruan Arkivi Shtetëror.

Pra, paçka mospajtimeve të thella mbi figurën e tij, ai gëzon një titull të lartë.

Një linjë historiografike e mban atë si të parin njeri që tentoi të ndërtonte një shtet modern shqiptar, ndërsa nga komunizmi për të rrjedh xanxa e satrapit.