osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Ditët e pandëshkueshmërisë po mbarojnë”! VOA: SHBA nxit SPAK të marri nën hetim familjen Berisha dhe si vëllezërit e tyre non grata

“Ditët e pandëshkueshmërisë po mbarojnë”! VOA: SHBA nxit SPAK të marri nën hetim familjen Berisha dhe si vëllezërit e tyre  non grata

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nxitën sërish institucionet e drejtësisë të Shqipërisë për ta ngritur anti-korrupsionin si çështje qendrore, dhe për të dëshmuar se ditët e pandëshkueshmërisë po mbarojnë.

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, publikoi sot një shkrim, ku theksoi që drejtësia shqiptare duhet ta tregojë se askush nuk është mbi ligjin, se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit dhe përpara mundësive të drejta dhe të barabarta për sukses.

“Shtetet e Bashkuara e mbështesin luftën kundër korrupsionit me veprime të qarta. Ne financojmë reforma në drejtësi, përfshi me BE-në dhe partnerë të tjerë. Mbështesim median investigative dhe organizatat e shoqëoirisë civile që luftojnë korrupsionin.

Përdorim shpalljet “non grata” dhe sanksionet ndaj aktorëve të korruptuar dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, theksoi ambasadorja Kim, duke i kujtuar edhe njëherë SPAK se po fle gjumë dhe është detyruar të hetoi
familjen Berisha dhe gjithë personat e shpallur “non grata” për korrupsion dhe minim të demokracisë.

Ajo përmendi Urdhërin Ekzekutiv të Presidentit Biden të qershorit 2021 ndaj atyre që minojnë institucionet demokratike dhe destabilizojnë Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë, urdhër që tashmë është përdorur për të sanksionuar aktorë të korruptuar.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të shtojnë përpjekjet për t’u përballur me korrupsionin dhe për t’iu kërkuar llogari aktorëve të korruptuar. Korrupsioni cënon sigurinë kombëtare, kufizon dhe shtrembëron investimet, si dhe minon demokracinë. Duhet të rigjallërojmë përpjekjet tona për t’i dhënë fund murtajës së korrupsionit. Korrupsioni iu vjedh qytetarëve dhe brezave të ardhshëm pasurinë dhe shpresën. Ai than rritjen ekonomike, pengon zhvillimin, minon demokracinë, si dhe iu hap dyert kriminelëve, trafikantëve dhe terroristëve”, theksoi ambasadorja Kim.

Ajo shtoi se megjithë përparimin e institucioneve shqiptare kundër korrupsionit, ende ka shumë më tepër për të bërë, sepse lufta kundër korrupsionit është një proces i gjatë dhe i vështirë, por suksesi është i mundur.

“Gjatë vitit të fundit institucionet shqiptare kanë filluar të ndjekin penalisht çështje që më parë as nuk do të ishin prekur. Uniteti ynë si aleatë në NATO ka arritur nivele të reja. Shqipëria ulet me Shtetet e Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Këtë verë, Shqipëria hapi bisedimet për anëtarësim me BE-në, një arritje e jashtëzakonshme që duhet ta bëjë krenar çdo shqiptar”, tha ambasadorja Kim.

Në shkrimin kushtuar luftës ndaj korrupsionit, ambasadorja amerikane Kim theksoi se përkushtimi i SHBA-ve ndaj Shqipërisë është më i fortë se kurrë, për të ecur së bashku përpara drejt anëtarësimit në BE dhe drejtësisë./VOA