Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, fatkeqësisht ka humbur bashkëshortin e saj në mënyrë të parakoshme. Mësohet se shkak është bërë një sëmundje e rëndë nga e cila ai vuante kohëve të fundit. Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta në Ministrinë e Kulturës për mediat.
Homazhet për të ndjerin do të zhvillohen nesër në orën 09:00 dhe më pas do të përcillet për në banesën e fundit në Tufinë. Elva Margariti u bë pjesë e kabinetit “Rama 2” në Dhjetor të vitit 2018. Bashkëshorti i saj Artan Asllani ka pasur një biznes dekoresh.