Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka marrë pjesë ditën e sotme në një ceremoni për dhënien e çmimeve shtetërore për të nderuarit për arritjet e jashtëzakonshme në Ditën e Rusisë në Moskë
Presidenti rus Vladimir Putin u ka bërë një thirrje rusëve që të qëndrojnë të bashkuar dhe të ndërtojnë “ndjenjat e thella të patriotizmit” dhe “themelet shpirtërore” që përshkojnë historinë e Rusisë, gjatë një fjalimi që ai mbajti për të përkujtuar Ditën e Rusisë.
Dita e Rusisë, festa kombëtare e Federatës Ruse, festohet çdo vit më 12 qershor që nga viti 1992 për të përkujtuar miratimin zyrtar të Deklaratës së Sovranitetit të Federatës Ruse më 12 qershor 1990, e cila shpalli “pavarësinë” e Rusisë nga BRSS.
Në një fjalim në Kremlin, Putin bëri edhe një herë homazhe për Pjetrin e Madh , të cilin e kremtoi në një fjalim në fillim të së njëjtës javë, që shënon 350 vjetorin që nga lindja e carit rus.
“Sot, ne jemi veçanërisht të vetëdijshëm se sa e rëndësishme është që Atdheu, shoqëria dhe njerëzit tanë të jenë të bashkuar,” tha Putin.