Festës së karnavaleve në Shkodër i është bashkuar edhe kryeministri Edi Rama së bashku me familjen e tij.
Ai ka marrë piesë në spektaklin e dritave ku ka shijuar magjinë e kësaj feste.
Së bashku me kryetarin e bashkisë Benet Beci ai ka parë nga afër edhe godinën e kinemasë e cila është përfshirë në rikonstruksion.
Kryeministri nuk ka dhënë asnjë koment gjatë kësaj vizite duke shijuar kështu këtë festë së bashku me qytetarët e tjerë.