osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Diplomati, ish ambasadori në SHBA Fatos Tarifa: Ora politike e shqiptarëve… nuk mund të mbetet te Berisha dhe Meta

Diplomati, ish ambasadori në SHBA Fatos Tarifa: Ora politike e shqiptarëve… nuk mund të mbetet te Berisha dhe Meta

Jetën politike në vend kanë nisur ta trazojnë sërish dy personazhe të vjetër të politikës shqiptare, që kërkojnë të ringjiten në skenën e saj për të luajtur të njëjtët role—Sali Berisha dhe Ilir Meta. Sot ata i sheh kudo, në çdo qark ose qytet të vendit, si të ishin në një fushatatë elektorale. Është një vertigo që po i lodh të gjithë, por që kryesisht dëshmon çoroditjen dhe pasigurinë e vetë këtyre individëve dhe afron fundin politik të tyre. Në fakt, këta dy personazhe, veçmas ose së bashku, më sjellin ndër mend Don Kishotin dhe Sanço Pançon.

Është për të qarë por, ndoshta, më shumë për të qeshur. Për të qarë, pasi vetë prania e tyre dhe “lëvizjet” e tyre të pavarura “sovraniste” na kujtojnë se sa pas na ka ngelur ne shqiptarëve ora politike. Shumë nga ne jetojnë ende në “kohën” e Berishës e të Metës, edhe pse koha “e tyre” ka shkuar e s’mund të kthehet më. Është thuajse absurde, madje, që Berisha, Meta, Mediu dhe të tjerë politikanë si ata vazhdojmë t’i shohim edhe sot e kësaj dite në parlament, në mitingje dhe në studio televizive—me një fjalë, në politikë.

Në asnjërin prej vendeve të Europës Lindore që dolën nga komunizmi nuk i sheh më aktivë në politikë, madje as në jetën publike, politikanët e parë të tranzicionit. Shumicës së tyre, të rinjtë e sotëm në këta vende, ata që njihen si Generation Z (Gen Z) dhe përfaqësojnë brezin e lindur mes viteve 1997 dhe 2012, pra që sot janë 10 deri 25 vjeç, nuk ua dinë as emrin. Brezi para tij, ata që janë lindur në gjysmën e parë të viteve 1980 dhe sot janë 37 deri 42 vjeç dhe që në zhargonin e sotëm njihen si geriatric millennials, thuajse ua kanë harruar emrat.

Lech Walesa, presidenti i parë postkomunist i Polonisë (1990-95), është harruar nga polakët e rinj, edhe pse një laureat i Çmimit Nobel për Paqe nga viti 1983.

Václav Klaus, që shërbeu si kryeministri i fundit i Çekosllovakisë para shpërbërjes së saj në janarin e vitit 2003, si kryeministri i parë i Republikës Çeke (1993-98) dhe si presidenti i saj (2003-13) pas Havelit, mbetet sot një figurë politike aktive kundërthënëse në vendit e vet, por pa asnjë influencë.

Ion Iliescu, edhe pse dy herë president i Rumanisë postkomuniste (1989-96 dhe 2000-04), është sot një qytetar i thjeshtë i vendit të vet, i patrazuar në politikë. Veç kësaj, rumunët e dënuan dy herë me burg (më 2012 dhe 2014) kryeministrin e tyre Adrian Nastase.

Pak hungarezë i kujtojnë sot emrat e kryeministrave të parë postkomunistë në vendin e tyre (Péter Boross dhe Gyula Horn). Hungarezët madje e panë presidentin e tyre Pál Schmitt, dy herë medalist në Lojrat Olimpike, të jepte dorëheqjen pa bërë as dy vjet në atë atë post, pasi doktoratura e tij u revokua nga universiteti që ia kishte dhënë kur u zbulua se puna e tij ishte plagjiaturë.

Kroatët e dënuan me burg tre herë (më 2012, 2018 dhe 2020) kryeministrin e tyre Ivo Sanader, siç kanë dënuar edhe disa ministra.

Në Bullgari dënuan me burg dy herë (2015 dhe 2018) shefin e Shërbimeve Kombëtare të Inteligjencës Kircho Kirov.

***
Ka edhe shumë shembuj të tjerë, të cilët natyrshëm të shtyjnë të pyesësh: Pse nuk ndodh kështu edhe me ne shqiptarët? A jemi ne, edhe pas më shumë se një shekulli, vërtet ai popull që Konica e quante të paaftë për të “bërë vendin e tyre”? A ka hyrë vërtet kaq thellë e keqja në këtë vend sa të humbasim çdo shpresë? Pse standardet e drejtësisë e të demokracisë kanë mbetur kaq poshtë në vendin tonë? Kush i ka penguar deri më sot dhe kush i pengon ato?

Si duhet shpjeguar që, edhe pas 32 vitesh, pra pas një të tretës së një shekulli, shohim natë e ditë fytyrat e Berishës dhe të Metës, kur shumë njerëz mendojnë se ato fytyra e kanë vendin tjetërkund?

Ç’janë këto monstra politike që nuk i shqiten këtij populli dhe që, pas të gjithave sa kanë bërë deri më sot në dëm të interesave të tij, vazhdojnë të thonë se u dhimbsen fatet e popullit, pasuritë kombëtare dhe sovraniteti i vendit?!

Se cilët janë Berisha dhe Meta këtë pjesa dërrmuese e shqiptarëve, brenda e jashtë vendit, e dinë shumë mirë. Sot, këta dy njerëz, dikur “kundërshtarë” politikë, janë bërë (përsëri) bashkë—compagnons d’armes.

Jo për shkak të burrërisë së tyre (pavarësisht dukjes dhe toneve maçoiste), por për shkak të frikës që kanë.

Jo për të mirën e vendit, por në dëm të tij.

Jo në emër dhe për të mirën e brezave të rinj të shqiptarëve, por në kundërshtim me ëndrrat dhe interesat e tyre.

Jo se u dhemb zemra për pasuritë e kombit, por për të mbuluar grabitjen kolosale të këtyre pasurive që ata e lejuan kur e drejtuan këtë vend.

Jo se u vjen keq për varfërinë e njerëzve të thjeshtë, por sepse nuk dinë se si t’i fshehin pasuritë që kanë vënë duke shfrytëzuar pushtetin që kishin.

Jo se janë vërtet “sovranistë” dhe u qan zemra për fatet e sovranitetit të vendit, por nga që nuk dinë se si t’i justifikojnë zullumet e tyre në dëm të interesave kombëtare.

Në këtë epokë të globalizimit të shpejtë të shoqërisë, kur Shqipëria është bërë pjesë e NATO-s, organizatës politike e ushtarake më të madhe të globit (për të cilën Berisha më shumë, por Meta jo më pak rrahin gjokset duke pretenduar se është merita e tyre) dhe në një kohë kur vendi ynë është bërë prej vitesh pjesë e një procesi që synon anëtarësimin në BE, “sovranizmi” i tyre tingëllon thjesht dhe pastër si sharlatanizëm politik. Për të nuk ka tjetër emër. Njëlloj si nacionalizmi ekstrem, prej të cilit nuk dallon shumë, “sovranizmi” është një strofull për maskarenjtë e politikës.

***
Për Sali Berishën nuk dua të them më shumë në këto refleksione. Shumë vite më parë, kur Berisha ishte ende në pushtet dhe i fuqishëm, e kam cilësuar atë publikisht “një fatkeqësi kombëtare” për shqiptarët. Vlerësimi për të dhe qëndrimi ndaj tij i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara mjaftojnë që ky personazh të meritojë këtej e tutje mospërfilljen time. Ajo çka mua më habit—dhe deri diku më shqetëson—është fakti që një Berishe të damkosur, si një njeri i padëshiruar nga aleati ynë më i madh, i shkojnë pas disa dhjetra politikanë të partisë së tij, shumë më të rinj në moshë dhe më mirë të arsimuar se sa ai, kur çdo njeri me dy para mend në kokë e di se Berisha është e shkuara, jo e ardhmja e asaj partie dhe, aq më pak, nuk është e ardhmja e politikës dhe e demokracisë në Shqipëri. Nëse do të përdorja një fjalë të urtë popullore, politikanëve të tillë mund t’u thuhej: “Ku ju çon mushka?” Në greminë.

***
Shumë kohë para se Ilir Meta të linte postin e Kreut të Shtetit, publikisht kam deklaruar se nuk e njihja më atë individ si Presidentin e vendit tim dhe, që nga ajo kohë, nuk jam “marrë” me të.

Por Meta, “i forti”, njeriu që kur i hypi kalit të politikës harroi se ai kalë nuk rron për jetë, vazhdon t’i provokojë shqiptarët. Njerëzit e brezit tim dhe ata që janë më të rinj e dinë se cili ka qenë Ilir Meta dhe ç’rol ka luajtuar ai në politikën e këtij vendi. Brezave më të rinj dua t’u them se Ilir Meta ka qenë dhe mbetet një politikan pa parime dhe pa ideale. Ai ka mundur të gjejë një “gjuhë të përbashkët” me të gjithë kundërshtarët e tij—brenda dhe jashtë Partisë Socialiste—edhe me Fatos Nanon, edhe me Sali Berishën, edhe me Edi Ramën. Por vetëm për pak kohë, vetëm për aq kohë sa interesat e tij ishin të mbrojtura. Kur këto interesa cënoheshin dhe pozita e tij në pushtet dobësohej, ose rrezikohej të dobësohej, Meta është hedhur në krahun tjetër në një mënyrë shumë agresive.

Ky pragmatizëm dhe kjo strategji e mbajtën atë në pushtet për pjesën më të madhe të kohës gjatë 25 viteve të fundit. Meta është i vetmi politikan shqiptar i periudhës së tranzicionit që ka ngjitur çdo shkallë të hierarkisë së pushtetit—fillimisht Sekretar Shteti për Integrimin Europian (1998), më vonë zëvendëskryeministër dhe ministër për Koordimin Qeveritar (1998-99), pastaj dy herë kryeministër (1999-2002), dy herë zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm (2002-03 dhe 2009-10), zëvendëskryeministër dhe ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë (2010-11), për t’u bërë më vonë, në vitet 2013-17, kryetar i Parlamentit të Shqipërisë dhe, në vitet 2017-2022, President i Republikës.

Në këtë rrugëtim makiavelik drejt pozicionit më të lartë në krye të shtetit Meta bashkëjetoi me të gjithë. Ai pranoi të ishte zëvendëskryeministër i kryeministrit Pandeli Majko, zëvendëskryeministër i kryeministrit Fatos Nano, zëvendëskryeministër i kryeministrit Sali Berisha, kryetar i parlamentit i zgjedhur nga shumica socialiste e kryeministrit Edi Rama dhe President i vendit i zgjedhur po nga ajo shumicë socialiste e kryeministrit Rama. Ky modus operandi i Ilir Metës u bë i vetmi modus vivendi i tij për një çerek shekulli.

***
Sot, “sovranisti” Ilir Meta, që përveç partisë së tij familjare e klienteliste nuk ka vend askund tjetër, është bërë tepër vokal. Disa ditë më parë ai u premtonte një grupi aktivistësh të partisë së tij “të re”—Partia e Lirisë—se “paratë e larguara nga vendi do të riatdhesohen”! Kushdo e di se paraja nuk ka atdhe. Paraja shkon atje ku mund të shtohet, ashtu siç truri, përgjithësisht, shkon aty ku është paraja. Kështu ka qenë dhe kështu do të jetë gjithmonë. Po a do të riatdhesohen edhe paratë e Ilir Metës nëse provohet se ato janë larguar nga vendi?

Duke e ndjekur disa ditë më parë fjalën e tij në atë takim me “strukturat lokale” të PL-së në Elbasan, pra me burokracinë lokale të partisë së vet në atë qark—që uroj të mos bëhet kurrë burokracia administrative e pushtetit lokal në Elbasan, bëra durim ta dëgjoja Metën deri në fund. Ai u tha ish-lësëistëve, që sot janë pëlëistë, se pas çeljes së negociatave me BE-në partia e tyre e konsideron të përmbushur misionin e saj “integrues” dhe tani, e ripagëzuar si “Parti e Lirisë”, ajo është një “forcë e qartë në misionin e saj” të ri.

A e di ndokush nga ju, lexues të nderuar, se cili ka qenë dhe cili është misioni i vërtetë i kësaj partie? PL është një emër I ri, por partia që e mban këtë emër është e njëjta parti e vjetër që ishte, veçse nëse të re këtë parti e bën përfshirja në drejtimin e saj e një strategu të vërtetë të politikës si Agim Nesho.

Meta u tha “strukturave” të partisë së tij në Elbasan se qyteti i tyre është “në një gjendje ekonomike të mjeruar”, në fakt, “qyteti më i varfër i vendit”. Kjo është një hipokrizi e shkallës më të lartë për t’u çveshur nga përgjegjësitë e tij, kur ai vetë ishte në krye të qeverisë dhe të shtetit. Çfarë bënë Meta, qeveritë që ai ka drejtuar dhe partia e tij për Elbasanin në këta 25 vitet e fundit që elbasanasit t’u besojnë sot fjalëve të tij?!

Meta u tha elbasanasve se qyteti i tyre “është braktisur”, por nuk u tha se kur ky qytet, qytetet e tjerë dhe fshatrat e Shqipërisë nisën të braktisen. Ku ishte Meta dhe çfarë ka bërë ai nga viti 1999 e këtej përveçse ka gëzuar privilegjet e pushtetit? Cilat janë përgjegjësitë e tij politike e morale për gjendjen e sotme të Elbasanit dhe të të gjithë vendit? Ç’kanë bërë ai, qeveritë që ka drejtuar dhe partia e tij për ta ndryshuar këtë realitet të trishtuar, që nuk është i ri? Sepse Elbasani nuk u varfërua dhe as elbasanasit nuk nisën t’i braktisin qytetin dhe fshatrat e tyre pas vjeshtës së vitit 2013.

Meta u tha elbasanasve se “bujqësia është viktima kryesore e politikës së sotme”, “sektori i lënë më shumë pasdore”. Por a nuk kanë qenë dy nga ministrat e fundit (Edmond Panariti i bujqësisë dhe Lefter Koka i mjedisit, aktualisht në burg) ministra të partisë së Ilir Metës?

Meta u tha “strukturave” lokale të PL-së në Elbasan se në qytetin dhe në qarkun e tyre “arsimi ka marrë goditje të madhe”, por nuk u tha, kur dhe nga kush. As nuk u tha se ç’lloj goditjesh ka marë arsimi që elbasanasit nuk i kishin i njohur më parë, kur ai ka qenë në krye të punëve të vendit.

Meta u tha atyre 20 a 30 aktivistëve të partisë së tij në Elbasan se “korrupsioni legjislativ në vend është i jashtëzakonshëm”, kur deri pesë vite më parë ai vetë ishte kreu i organit më të lartë legjislativ të republikës, Kuvendit të Shqipërisë!

Meta u premtoi elbasanasve se (if…), ai do ta kthejë qytetin e tyre në “një qytet shpresëdhënës”. Hélas! Po kush ua ka vrarë shpresat elbasanasve dhe shumicës së shqiptarëve? A thua se Berisha dhe Meta ngjallin sot shpresë?!

Dhe, më në fund, Meta tha: “Politika e qeverisë së sotme është shfarosëse”! Boom! Një bombë bërthamore dhe Shqipëria sot (kur Berisha dhe Meta nuk janë në pushtet), si Hiroshima dje—një gërmadhë! Shqiptarë, largohuni nga vendi juaj që të mos ju zënë nën vete muret e fundit të kësaj gërmadhe!

***
Ka një gjë tepër groteske në të gjithë këtë retorikë dhe në gjithçka që thonë Berisha dhe Meta gjatë këtyre javëve të fundit. Po kujt i flasin ata? Kush i dëgjon? Kush u beson? Cilët shqiptarë do të donin t’ua besonin sërish fatet e tye dhe fatet e fëmijëve të tyre politikanëve si ata?

Unë kam njëqind e një vërejtje për mënyrën se si qeveris kryeministri Rama, por nuk besoj se ka njerëz mjaftueshmërisht të arsyeshëm—edhe ndër ata që Ramën nuk e pëlqejnë dhe nuk e duan të jetë edhe më gjatë kryeministri i tyre—që do të donin të kishin në krye të qeverisë së këtij vendit njerëz si Berisha dhe Meta—epitomat më tipike të dështimit politik dhe të korrupsionit në këtë vend.

Është koha që këta njerëz të largohen nga skena politike, të ikin nga sytë këmbët, sepse shumica dërrmuese e shqiptarëve nuk i duan, të rinjtë dhe fëmijët tanë nuk i duan. Nëse brezi i fëmijëve të mi millennials në Shqipëri nuk i kanë harruar emrat dhe fytyrat e tyre dhe nëse shqiptarët gjeneratës Z ende i shohim sot ato fytyra të fosilizuara në TV, le t’i shpëtojmë nga këta “balozë” fëmijët tanë të vegjël, Gjeneratën Alpha, brezin më të ri të kombit tonë, të lindur pas vitit 2012.

***
Bindja ime më e thellë është se këta njerëz nuk vazhdojnë të rrinë në politkë thjesht për inerci, për të përmbushur një mision moral apo një ideal demokratik, as për shkak të një ideje apo të një pasioni, as nga dëshira për t’i shërbyer së mirës publike. Në politikë Berishën dhe Metën i mban pasiguria dhe frika për fatet e tyre, që janë, në fakt, një fat i përbashkët.